Sot, një javë nga tërmeti raportohet një rritje e numrit të viktimave pasi sipas rapotimeve të deritanishme janë mbi 37 mijë viktima në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.
Presidenti i Turqisë tha se do të përdorte fuqitë emergjente për të ndëshkuar këdo që shkel ligjin.
Një zëdhënës i ushtrisë austriake tha se përleshjet midis grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay kishin lënë dhjetëra personel nga Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake që kërkonin strehim në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka premtuar të forcojë ndihmën për Turqinë ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.
Në një telefonatë të dielën, Von der Leyen i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se "Komisioni do të mobilizojë mbështetje shtesë dhe do t'i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitet strehimi - në veçanti tenda, batanije, ngrohës", sipas një leximi të thirrjes nga BE. BE shpreson të mbledhë fonde shtesë për Turqinë dhe Sirinë gjatë një konference donatorësh që do të mbahet në Bruksel në mars.
Ekspertët thonë se mundësia për të gjetur dikë të gjallë në rrënoja shtatë ditë pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë po zvogëlohet me shpejtësi, por kamerat kanë regjistruar një moment ngazëllim mes gjithë fatkeqësive. Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hatay, kanë nxjerrë këtë të hënë një grua e identifikuar si Saadet Sentag.
Ajo që mori vëmendje ishte kur një burrë në Hatay u gëzua pafund pasi nëna e tij u shpëtua nga rrënojat pas 177 orësh. Në foto, shihet i biri me duart nga qielli që tregon gëzimin e tij për shpëtimin e nënës.
Tërmeti tragjik që ka prekur Turqinë dhe Sirinë ka lënë 40 000 mijë viktima, edhe se ekipet e shpëtimit kanë bërë të pamundurën të shpëtojnë sa më shumë njerëz. Ndër njerëzit që kanë humbur jetën nga tërmeti janë edhe aktoret turke, nënë e bijë Emel Atıcı dhe vajza e saj Püryan Atıcı. Seriali Bir Zamanlar Çukurova mbahet mend si një projekt mjaft i suksesshëm që u shit jashtë vendit falë këtyre aktoreve.
Lajmin e hidhur e ka dhënë kompania e njohur e prodhimit të serialeve, e cila shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aıcı dhe vajzës së saj Püryan Aıcı, aktores së vlefshme të serialit tonë televiziv Bir Zamanlar Çukurova, në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Urojmë mëshirën e Zotit për Emel Aıcı-n dhe vajzën e saj të dashur, të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmet dhe ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre.”
Fondi i urgjencës i OKB-së lëshon një shtesë prej 25 milionë dollarësh për të rritur reagimin ndaj tërmeteve në Siri. Këto fonde shtesë nga Fondi Qendror i Kombeve të Bashkuara për Reagimin Emergjent (CERF) do të synojnë të adresojnë disa nga nevojat më urgjente të qindra mijëra njerëzve të prekur nga tërmetet.
Kushtet humanitare në Siri po përkeqësohen. Nevojat janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i konfliktit, mes burimeve në pakësim dhe kushteve të motit të ftohtë. Frika më e madhe që është shtuar së fundmi është shpërthimi i kolerës për shkak se nuk ka vende mjaftueshëm ku të varrosen të vdekurit dhe ka ndihma të pakta humanitare që ndihmojnë në mbajtjen e higjenës.
"Ne po përgjigjemi sa më shpejt që të mundemi për të ndihmuar popullin e Sirisë, i cili tashmë ka kaluar kaq shumë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dërrmuese nga e gjithë bota për të mbështetur përpjekjet e kërkim-shpëtimit" tha shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths
Granti shtesë pason 25 milionë dollarët e lëshuar në fillim të kësaj jave për përpjekjet e reagimit në rajon duke e çuar shumën totale të lëshuar nga CERF për operacionet e reagimit emergjent në rajon në 50 milionë dollarë në vetëm pak ditë.
Autoritetet turke kanë kryer një valë arrestimesh të ndërtuesve të pronave të akuzuar për "neglizhencë" pas shëmbjes masive të ndërtesave nga tërmeti i javës së kaluar. Populli është i zemëruar dhe i ka hedhur fajin qeverisë, jo për fatkeqësinë natyrore, por për neglizhencën dhe pasaktësinë në ndërtime.
Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag ka thënë se të paktën 134 persona po trajtohen si të dyshuar dhe nën hetim në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shkatërruan gjatë tërmetit.
"Tre nga këta të dyshuar u arrestuan në pritje të gjyqit, shtatë prej tyre në paraburgim, shtatë të ndaluar nga udhëtimi. Neglizhenca e zbuluar, ne do të bëjmë atë që e kërkon ligji”, tha Bozdag.
Yasemin Didem Aktas, inxhinier strukturor dhe lektor në University College London, i tha CNN se ndërsa tërmeti dhe pasgoditjet e tij përbënin "një ngjarje shumë të fuqishme që do të sfidonte edhe ndërtesat në përputhje me kodin", problemet e ndërtimit ekzistonin.
"Ajo që ne po shohim këtu padyshim që na tregon se diçka nuk është në rregull në ato ndërtesa, dhe mund të jetë se ato nuk ishin të dizajnuara në kod në fillim, ose zbatimi nuk ishte projektuar siç duhet," tha Didem Aktas. "Ne po shohim gjithashtu në Turqi shumë shpesh që modifikimet pas përdorimit të ndërtesave komprometojnë sigurinë e tyre."
Por ndërsa qeveria godet zhvilluesit, ndjenjat e zemërimit dhe pakënaqësisë vazhdojnë të rriten mes atyre që preken.
Një tjetër shpëtim është regjistruar nga ekipi i shpëtimit që ndodhet në Turqi. Një grua është shpëtuar në Hatay, në Turqi pasi qëndroi 175 orë nën rrënoja. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimet e nevojshme. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të ndihmuar dhe për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja edhe se ka kaluar një javë që nga tërmeti i tmerrshëm që shënoi mbi 40 mijë viktima.
Në Turqi ndjehen pasgoditjet e tërmetit sërish. Momenti i panikut mes ekipeve amerikane dhe franceze të shpëtimit u regjistrua teksa po përpiqeshin të nxirrnin tre persona që mendohej se ishin gjallë nga mbeturinat e një ndërtese të shkatërruar në lagjen Antakya Pasgoditjet që kanë ndodhur herë pas here kanë ndikuar negativisht në operacionet e kërkim-shpëtimit në ndërtesat e shembura.
Pas një pushimi të shkurtër, ekipet amerikane dhe franceze rifilluan gërmimin nëpër ndërtesën e shembur.
Moment of panic among the American and French rescue teams caused by aftershock in quake-hit Türkiye's Antakya district caught on camera https://t.co/4Y4dvhCKG7 pic.twitter.com/YKeFl9onHv
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 12, 2023
Situata është shumë e vështirë në Turqi dhe Siri për njerëzit që ndodhen ende nën rrënoja, pasi po bëhet gati e pamundur për t’i shpëtuar, kjo sepse ka pak siguri në ato vende për ekipet e shpëtimit dhe gjithashtu është e vështirë për t’i sinjalizuar ku ndodhen. Një 60-vjeçare nga provinca e Adiyaman ka mundur të mbijetojë plot 166 orë nën rrënoja, në kushte tejet të vështira pa ushqim, ujë dhe në të ftohtë. Të mbijetuarit nuk kanë fuqi as të bërtasin në mungesë të ushqimit dhe gjithashtu të motit të ftohtë me temperaturat nën zero.
(VIDEO) 60-year-old woman rescued from under rubble 166 hours after massive earthquakes in Türkiye
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 13, 2023
• Rescued nearly a week after earthquakes
• She is from SE Adiyaman province
???? LIVE updates here: https://t.co/rjJzOvo2mE pic.twitter.com/LlruDqLjdu
Ende ka shpresë për të nxjerrë të mbijetuarit nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, paçka se shanset janë të pakta. Një foshnjë shtatë muajshe është shpëtuar nga rrënojat në një ndërtese të shembur në Turqi. Hamza ishte nën rrënoja për mbi 139 orë.
Dëgjohen duartrokitje dhe brohoritje ndërsa foshnja tërhiqet nga rrënojat.
Pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga rrënojat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Burri shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon.
Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë gjallë nën rrënoja, edhe se agjencitë e ndihmës dhe autoritetet paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pamundura.
Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh varrosje, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar në atë që nipi i saj e përshkroi si një zgavër rreth 30-40 centimetra i gjerë, sipas CNN.
Dy persona, një burrë 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay. Burri u shpëtua pasi ekipet e shpëtimit dëgjuan zhurma poshtë rrënojave.
Të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi ditën e djeshme sipas mediave të huaja.
Një burrë nga Pakistani, i cili ka zgjedhur të qëndroj anonim ka dhuruar 30 milion dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, i cili deri më tani numëron mbi 34 mijë viktima. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosi të shkojë në ambasadën turke në SHBA për të kryer një akt human shumë të rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë dy vendet. Edhe kryeministri i Pakistanit e ka falenderuar publikisht në një postim në Tëitter ku shkruan se është mirënjohës që ka ende njerëz që bëjnë akte kaq të lavdishme.
“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojnë mbi gjëra që duken të pamundura”, shkroi kryeministri në Twitter.