Kronikë

Mbi 51 mijë vaksinime të kryera në qarkun e Vlorës, kreu i Kujdesit Shëndetësor Kujtim Llapi: Në fundjavë vijnë dozat e tjera të Sinovac

18 Maj 2021, 19:00| Përditesimi: 18 Maj 2021, 19:19

  • Share

VLORË- Mbi 51.000 vaksinime të kryera në rrethin e Vlorës që prej fillimit të procesit të vaksinimit, fakt të tillë e konfirmon kreu i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Kujtim Llapi. Ai është shprehur se procesi vijon normalisht në 3 qendra të mëdha në Vlorë e rrethina.

‘Vaksinimi masiv vazhdon çdo ditë dhe nuk ka pasur asnjëherë ndalesa edhe gjatë fundjavës. Në rrethin e Vlorës janë kryer mbi 51 mijë vaksinime.’- tha Llapi.

Llapi gjithashtu komenton dhe vonesat e vaksinave Sinovac e Astra-Zeneca, sipas tij për Astra-Zeneca nuk ka vonesa pasi duhet afat 3 mujor për dozën e dytë, ndërsa për Sinovac ka një vonesë, por pritet të mbërrijë javën e ardhshme. Fasha e moshës është 55 vjeç, por janë vaksinuar dhe grupet e riskut.

‘Ka një vonesë të vogël për një pjesë të vogël, dhe do të vijnë në fundjavë, por pjesa dërrmuese e ka bërë edhe dozën e dytë.’- tha më tej ai.

Situata në rang qarku për sa i përket covid19 është e qetë, kjo vihet re dhe në personat që paraqiten tek mjeku i familjes, spitali i Vlorës apo institucione të tjera shëndetësore. Sipas Llapit, ka ndikuar vaksinimi masiv i popullsisë ku rreth i Vlorës mund të jetë më i miri në Shqipëri me mbi 22-23% të vaksinuar.

Konfirmohet gjithashtu nga informacionet se këtë javë mbledhja e komitetit do të sjellë lehtësime të masave kufizuese. Si rrjedhojë kjo jo e ardhjes së sezonit turistik, por ka të bëjë me uljen e rasteve pozitive.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?