Bejkush Birçe

Mbi 600 ndeshje në stol dhe 7 trofe të fituar, karriera e Bejkush Birçes si trajner

30 Qershor, 18:43| Përditesimi: 30 Qershor, 18:46

  • Share

Një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, Bejkush Birçe mbylli sytë këtë të diel në moshën 81-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, që e mbante në shtrat prej disa muajsh.

Bejkush Birçe është një ndër emrat më të spikatur në futbollin shqiptar, ku ka dhënë kontribut si futbollist, por edhe si trajner në Kombëtaren shqiptare, teksa në periudhën 1997-2001, mbajti edhe pozicionin e zëvendës-presidentit të FSHF-së.

Bejkush Birçe u rrit si futbollist te të rinjtë e Tiranës, ndërsa karrierën e si profesionist e ushtroi me klubin tjetër të kryeqytetit, Partizanin. Pikërisht te “të kuqtë” nisi edhe rrugëtimin si trajner, duke punuar për disa sezone në ekipet e moshave.

Më pas në 1969-ën mori drejtimin e ekipit të parë të të kuqve, aty ku qëndroi deri në 1972-shin dhe më pas u rikthye sërish në periudhën 1978-1984. Gjatë karrierës si trajner Bejkush Birçe drejtoi edhe klube si Naftëtari, Flamurtari dy herë, Lokomotiva e Durrësit dhe Dinamo.

Në periudhën më të vështirë, atë të tranzicionit politik në Shqipëri, 1990-1994, Bejkush Birçe drejtoi edhe Kombëtaren Shqiptare të futbollit, ku në 21 ndeshje numëroi 5 fitore, dy barazime dhe 14 humbje. Gjatë karrierës së tij si trajner Bejkush Birçe fitoi dy tituj kampionë dhe një Kupë Shqipërie me Partizanin, dhe një titull kampion, dy Kupa Shqipërie e një Superkupë me Dinamon.

Bejkush Birçe mbylli sytë pikërisht paraditen e 30 qershorit, duke lënë pas një kontribut të madh për futbollin shqiptar, çka do ta bëjë emrin e tij të paharruar ndër vite. / Supersport

Statistikat e B. Birçes

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP ZENUN REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/07/2024 11:04

    Respekt pēr profesor Bejkush Birçen njē njeri i pērsosur e njē njeri me karakter tē lart. U prefsh nē paqe o profesor Bejkush Birçe. Respekt pa fund.

    Përgjigju
  • ilir: 01/07/2024 11:02

    ngushellime,,,familjes,,,qofte i xhenetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?