Teksa nisi të hapte ‘librin e akuzave’ ndaj qeverisë me të cilat ‘tronditi’ Brukselin javën e kaluar duke nxirë Shqipërinë, Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe ‘lëmshit’, duke u ngatërruar disa herë me fjalët e tij dhe bërë gabime të dukshme.
Madje në një rast edhe u korrigjua nga gazetarët, në momentin kur po fliste për vetëvrasjen e gardistit në Tiranë, për të cilin tha se ishte flijuar në zyrë, por në fakt ngjarja kishte ndodhur në makinë.
“Abuzimi me... rezervat... me... burimet shtetërore. Kërcënimi zgjedhje... zgjedhësve dhe përdorimi i administratës publike”, nisi ai të ‘ngecte’ teksa lexonte ‘bëmat’ e qeverisë në zgjedhje.
Dhe pak sekonda më pas:
“Mbjella e 208... e 200... mbjellja e 100... eee... 29 mijë e 300 hektarëve kanabis apo 290 milionë metër katrorë (pauzë 5 sekonda)”, vijoi Berisha, teksa iu desh të hapte fletët për të vijuar me akuzat e tjera në lidhje me krimin dhe zgjedhjet.
Lajmi kryesor:
Berisha vijon të nxijë Shqipërinë: Në Bruksel demaskova farsën elektorale dhe narkoregjimin e lidhur me bandat
A.Q/ReportTv.al
