PEJË - Shqipëria dhe Kosova zhvilluan sot mbledhjen e pestë të qeverive në qytetin e Pejës. Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët ka folur mbi vendimin e Kosovës për vendosjen e tarifave 100% ndaj çdo produkti serb që hyn doganë. Sipas Ramës, ai ishte një vendim 100% politik dhe një reagim ndaj goditjeve të njëpasnjëshme pas shpine që Serbia i ka dhënë Kosovës. Nga ana tjetër, Rama theksoi se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova zerojnë tarifat me njëra-tjetrën, duke unifikuar doganat, ndërsa i ashpër ishte me Serbinë kur u shpreh se lufton për izolimin e Kosovës, qasje të cilën kryeministri e quajti "thikë pas shpine" ndaj shqiptarëve.
0% tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcënim të ulet dhe t‘ ia shpjegojmë. Tarifa e vendosur nga qeveria e Kosovës e cila nuk është veprim ekonomik, por një reagim i qartë politik. Dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë e të kuptojë se rruga e të ardhmes nuk ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe procese reaksioni negativ sa herë Kosova shfaqet të marrë certifikatë hyrje në një institucion ndërkombëtar. Ministri i Punës së Kosovës më tregonte sesi i kërkonin që të hiqte fjalën Republika e kosovës nga fjalimi që do të mbante. “What the fuck? Do të thonin në gjuhën e Parlamentit Europian”. Zero tarifa mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka nevojë të mblidhemi më. Tarifa 100% në Veri dhe 0% mes nesh. Kush e konsideron si kërcenim të ulet dhe t'ja shpjegojmë. Brenda 6 mujorëshit të parë të vitit të parë: Njohje të plotë të të gjitha dokumenteve. Çfarë jepet në Shqipëri do të njihet në Kosovës dhe anasjellta. Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët, ne jemi shqiptrarët dhe shqiptarët. Patentat mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë si ato të Greqisë që u deshën 30 vjet negociata. Së shpejti nuk ka më roaming mes nesh. Pika e Morinës, do të funksionojmë si pa kufi. Të vendosim një fond për Ministrinë e Jashtme për të bërë një dokument analitik dhe strategjik. Një dokument demografik, social etj., e di çfarë do të thonë në Beograd por unë kam parasysh vetëm bashkimin e shqiptarëve. I duhet thënë fund qasjes së dyfytyrtë. Ne kemi një fytyrë ajo është kuqezi dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Së dyti doganat, do të shkojmë drejt bashkimit doganor, sot hedhim hapin e parë nga 1 janari Kosova do të ketë tranzitin e vet në Durrës. Serbia shkon në të kundërt të asaj që është rruga e të ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga Roamingu dhe duke na vënë në detyrimi ta bëjmë bashkë.
Edi Rama, kryeministër
Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe ndërkombëtarët duke u shprehur se kishte mbetur i zhgënjyer nga qasja e BE-së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kreu i qeverisë theksoi se BE po shfaqet me dy fytyra ndaj Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, Brukseli po përkëdhel Beogradin.
Na rrokanisën kokën kaloni demarkacionin, se do ju heqim vizat... Ndërkohë që Serbia nuk ka viza, por Kosova duhet ta bënte këtë. E bëri dhe tani nuk kuptohet, ose kuptohet, por nuk thuhet, por nuk thuhet që, prisni se kemi ca halle se na mërziten ekstremistët këtu e atje. Jemi të vegjël për të pasur forcën të ndryshojmë këto gjëra, në ato shtete që kanë dhe gurin dhe arrën por ne jemi gjallë e nuk kemi vdekur akoma. Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë një për Kosovën kjo është e papranueshme, që ndërkohë që Serbia pengon cdo lloj malli të hyjë nga Kosova në Serbi, pretendon të hyjë në Kosovë me dokumente Kosovo Metohia, Metohinë ta mbajnë për vete kjo është Republika e Kosovës, kjo nuk diskutohet më. Mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë evropianë, të mos na kërkojnë më shumë se çna mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përdhelin në një formë të papranueshme.
Edi Rama, kryeministër
Ndërkohë në fjalën hapëse të mbledhjes, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë pasur gjithmonë njëra-tjetrën në mbështetje pavarësisht rrethanave historike.
Jam i lumtur për çfarë kemi arritur gjatë këtyre takimeve të përbashkëta dhe jam i bindur se mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje do të çojë deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo më kaq. Shqipëria ka të drejtë të llogarisë Kosovën. Edhe Kosova ka të drejtë të llogarisë Shqipërinë. Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve. Zoti bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe aleatët.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës
Haradinaj gjithashtu u shpreh se populli shqiptar pret më shumë nga qeveritë e të dyja vendeve. “Jam i vetëdijshëm se popujt tanë presin më shumë nga ne. Ne do angazhohemi edhe më shumë dhe vetëm me punë do të marrim respektin e të gjithëve. Sot Kosova është palë kontaktuese me BE si dhe MSA, zbaton prioritete e reformës evropiane si dhe ka plotësuar detyrimet për liberalizmi të vizave,”- tha Haradinaj.
Pas fjalëve përshëndetëse, në fund të mbledhjes Kosova dhe Shqipëria do firmosën një sërë marrëveshjesh, të cilët do t’i shërbejnë ekonomisë dhe popullit shqiptar në tërësi. Ndër marrëveshjet kryesore është krijimi i lehtësirave doganore mes dy vendeve; unifikimin e doganave dhe heqjen e tarifës së shërbimit të roaming. E shndërruar tanimë në një traditë, takimi i përbashkët mes dy qeverive nisi më 11 janar të vitit 2014 kur ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.
VIDEO/Dekleratat e dy kryeministrave Rama dhe Haradinaj në mbledhjen e qeverive
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Lajmin e ka ndarë për ndjekësit e rrjeteve sociale kryeministri Edi Rama.
Rama dhe Limaj bëjnë simbolin e shqiponjës
Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj më herët është votuar në Qeverinë e Kosovës si koordinator për organizimin e mbledhjeve mes dy qeverive shqiptare.
Firmosja e marrëveshjeve mes dy qeverive në Pejë, është shoqëruar edhe nga një moment interesant me protagonist kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Anëtarë të të dy kabineteve hodhën firmat për 9 marrëveshjet e rëndësishme.
Pas këtij momenti ishte radha e mbishkrimeve mbi flamurin kuqezi. I pari që hedh firmën është kryeministri Edi Rama, ndërsa pas tij ajo e Ramush Haradinajt. Sapo ky i fundit nënshkruan mbi simbolin kombëtar, është Edi Rama ai që i rrëmben dorën dhe të dy sëbashku vendosin duart mbi flamurin kuqezi. Ky moment është shoqëruar me nota humori nga të pranishmit.
Shqipëria dhe Kosova firmosën sot 9 marrëveshje me interes të ndërsjellë përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë u mbyll duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Por në foton e përbashkët të dy qeverive, pas mbarimit të mbledhjes së përbashkët, vërehen detaje “interesante”.
Disa prej anëtarëve të dy qeverive nuk arritën ta bëjnë simbolin e shqiponjës ashtu siç duhet. Kështu ka “dështuar” Enver Hoxhaj, zv.kryeministri i Kosovës, dhe anëtarë të kabinetit të Ramës, si ministrja Ogerta Manastirliu dhe Mirela Kumbaro. Edhe në rreshtin e sipërm qeveritarët i kanë duart poshtë. Ndoshta është një moment pas shkrepjes, ndoshta edhe vështirësia në bërjen e simbolit.
Zyrtarët që dështuan në bërjen e simbolit të shqiponjës
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Pejë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Anëtarë të të dy kabineteve, pas nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të rëndësishme kanë bërë një foto të përbashkët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në prag edhe të festës kombëtare të Ditës së Flamurit.
Pas mbledhjes së qeverive anëtarët e dy kabineteve bëjnë shqiponjën
Fotoja është postuar edhe nga kryeministri Edi Rama në Facebook i cili e ka cilësuar si foto e ditës të shoqëruar me flamurin kuqezi dhe shqiponjën. Ky është viti i pestë që të dyja delegacionet mblidhen, ndërsa kësaj radhe kjo mbledhje u cilësua si më produktivja, ku u nënshkruan marrëveshje të tilla siunifkimi i doganave, heqja e tarifave roaming apo edhe njohja e ndërsjellë e patentave.
I pyetur lidhur me qëndrimin kundër të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë, Rama ka sqaruar deklaratën. Sipas kryeministrit Rama, deklarata e Ahmetaj është tejet normale dhe se ajo që ka thënë ai është e drejtë, por nëse dy vendet do të ishin në kushte të tjera.
Ministri Ahmetaj ka folur me parim. Por ajo që thashë dhe e përsëris: Nuk është luftë tregtare por është reagim ndaj një shteti që tjetër hiqet dhe tjetër bën. Nuk mund të jemi në kushtet e një tregtie të lirë. Ministri Ahmetaj ka thënë diçka normale që taksat nuk janë të shëndetshme. Ministri nuk ka pse të pendohet sepse ka thënë diçka të vërtëtë.
Edi Rama, kryeministër
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar disa marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet dy vendeve. Kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të të dy vendeve kanë nënshkruar publikisht 9 marrëveshje.
Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve etj. Marrëveshjet e firmosura sot në Pejë pritet të lehtësojnë komunikimet mes biznesit dhe qytetarëve të të dy vendeve, duke shmangur ato barriera që ishin pengesë deri sot.
Këto janë marrëveshjet e nënshkruara:
1.Nënshkrimi i Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
2.Nënshkrimi i Protokollit për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë.
3.Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.
4.Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.
5.Nënshkrimi i Protokollit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe transitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
6.Nënshkrimi i Marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e Rinisë.
7.Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.
8.Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
9.Nënshkrimi i Projekt “marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, ndërmjet ministrisë shëndetësisë dhe mbrojtës sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur me tone të ashpra kur është pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Ramush Haradinaj. I pyetur për debatin e kufijve, Rama u përgjigj prerë se kush e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar.
Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK, kush ngre dorën ndaj tij duke e quajtur tradhtar, është një gomar, kaq di të them unë, të tjerat janë debate për një vizion strategjik për të ardhmen, cështja është që të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, me mentalitet, që shqiponjë të jetë një dhe vendet të jenë një në cdo drejtim dhe aspekt.
Edi Rama, kryeministër
PEJË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rishikimin e kufijve Serbi-Kosovë pas mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë. (LEXO KËTU)
Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se një shkëmbim i tillë territoresh duhet të shihet me sytë e të ardhmes pasi shqiptarët duhet të jenë të bashkuar.
Qëndrimi im është ai që kam shprehur që në fillim. Do një vision të qartë strategjik. Sot është e qartë që jemi në një fazë ku do ndarë shapi nga sheqeri. Nuk gjen zbatim në realitetin konkret. Por për mua asgjë nuk duhet përjashtuar, duhet parë me sytë e të ardhmes. Shqiptarët nuk mund të jenë më të ndarë. Duhet të bashkohen!
Edi Rama, kryeministër
Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Anëtarët e dy kabineteve janë mbledhur në qytetin e Pejës. Ky është takimi i pestë mes dy qeverive.
Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo për krijimin e lehtësirave doganore mes dy vendeve. Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të roamingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.
Tarifa e Roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.
Gjithmon e me shum tregohesh gjigand. Kur i thoja disave tallenin me komentet si bagti qe jan. Hapni veshet kush don te degjoj. Hallall me shpirt per ate fjalim madheshtor
PërgjigjuRama si Tramp pavarsisht qe nuk ka preference per te
PërgjigjuRrofte shqipnija etnike.
Përgjigjush mir fal zotit atdhetarizmin e kemi te forte por nuk duhet ta perdorim politikisht, ne kuptimin qe ti bejme presion be, zoteri kryeminister, be kerkon standartet se ketu e kemi nuk hiken se ka interes po aq sa ne qe te anetaresohemi, por duhet ti hapni rruge spak edhe bkh, te tregojme qytetari, te behemi shtet ligjor e dinjitoz, te kemi baza te shendetshme qofte per anetaresim qofte per bashkim kombetar, dhe me sa duket ne te dyja anet e kombit me e mira eshte qe te ndodhi kur te largohen keto klasa politike
Përgjigjuwhat the fuck, edhe mirupafshim hahahah o i modh o krenaria jone, krenar me ju thon nga jemi nga sot, para 4 viteve genjenim sot me kok lart, zoti e bekofte, veriun e shqiperise ( kosoven ) edhe jugun e shqiperise ( albania ) god bless united states of ALBANIA
PërgjigjuE Jashtezakonshme. Hallall jua befte Zoti!
PërgjigjuMesazhe te forta nga Rama, po fryn ere e re.
PërgjigjuNdjeva emocione pafund nga ky fjamim i Rames. Le te behet publike dyfytyresia e BE ndaj shqiptareve
Përgjigjuo i modh... je ismail qemali 2
Përgjigju..Ed Rama..,bir i nderuar i Kombit..,te lumte"...!
Përgjigju..Rroft e qofte Populli Shqiptar..,Rroft Gjuha E Bukur e Autoktone SHQIPE..!
PërgjigjuSali Serbi eshte terbuar tashi.
PërgjigjuMe ne fund...DRITE NE FUND TE TUNELIT!!! Asnje terheqeje....Bashkimi doganor, njohja reciproke e dokumentave zyrtare, qarkullimi i lire i mallerave dhe njerzeve, njesimi i teksteve shkollore, shkembimet ne fushen e artit, shkences dhe kultures, krijimi i institucioneve te perbashketa, duke filluar qe me Akademine dhe Institutet e saj vartese...etj..etj...Kjo do jete shembja e kufijve shqipetar mes shqiptarve, nje here e pergjithmone!!! Urime Edi Rama dhe Ramush Haradinaj...!!
Ne jemi shqiptarë, rroftë Shqipëria e bashkuar!!!
Përgjigju