Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha, Bamir Topi flet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas Gërdecit: Diskutimet janë të gjitha të arkivuara

18 Tetor 2023, 22:25| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 08:26

  • Share

Thirrja e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në gjyqin e Gërdecit, dhe e 71 dëshmitarëve të tjerë, pritet të hedhë dritë mbi këtë tragjedi të 15 marsit të 2008 që u mori jetën 26 personave të pafajshëm.

Një javë pas tragjedisë u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa nga Sali Berisha që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga, ndonëse i rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.

 “Kur jam pyetur për çështje që janë në gjykim kam heshtur. Është parim i respektimit të një institucione që e ka në dorë procesin. Gjërat nuk vijnë duke u përkeqësuar. Ka probleme pafund por jemi me shpresë se gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ka një vëmendje të të gjithë atyre që e morën në dorë këtë proces. Nuk është situatë e lehtë qoftë korrupsionit qoftë krimit”, tha Topi.

Sa i përket vendimit të GJJKO për të thirrur në mesin e dëshmitarëve edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berishën, tha se institucionet e drejtësisë nuk duhet të bëjnë dallim.

“Është një institucion që nuk duhet të bëjë dallim. Nëse ka gjë për të thënë ta marrë. Është pushteti i drejtësisë, ai nuk komentohet, prandaj janë tre shkallët e gjyqësorit”.

Sa i përket diskutimeve të mbledhjes së këshillit të sigurisë tha se kanë qenë konfidenciale por të gjitha janë të arkivuara. 

Denis Minga: Çfarë u diskutua në mbledhjen e këshillit të sigurisë pas Gërdecit?

Bamir Topi: Shiko ështe bërë mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare, është transmetuar drejtpërdrejt kam pasur një fjalë që është bërë publike. Pastaj diksutimet që bëmë brenda këshillit janë në konfidencialitet por të gjitha janë të arkivuara.

Denis Minga: A arritët të kuptoni se nuk ishte diçka rastësore?

Bamir Topi: Kjo është çështje që nuk ezaurohet në disa sekonda, herë tjetër kur të mbyllet procesi gjyqësor, veç të tjera këtë çështje e kam shkruar në libër. Në rast se do të futem në analizë për 30 sekonda dal unë në mangësi.

Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës. Vite më vonë Bamir Topi pati treguar se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Madje, dyshohet prej kohësh që debati në atë mbledhje që shkaktoi edhe përplasje midis Fatmir Mediut dhe Shefit të Shtabit Luan Hoxha, ishte një nga shkaqet e krisjes midis Sali Berishës dhe Bamir Topit. Në këtë mbledhje presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbimër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore.

Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht. Pyetja që lind është pse Gjykata nuk merr si provë procesverbalin e mbledhjes së këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi?

Kush mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Në këtë mbledhje të drejtuar nga Presidenti Topi, kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë: Kryetarja e Kuvendit, zj. Jozefina Topalli, Kryeministri, z. Sali Berisha, ish-Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Lulzim Basha, Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Sokol Olldashi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Bahri Shaqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Ahmet Prençi.

Ora 22:47
Bamir Topi: Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në 2008, sot qahet kot! Opozita nuk ekziston! Rama luan sepse s’ja ka nevojën askujt

Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka pasur qëndrime kritike sa i përket opozitës. Për të opozita nuk ka ditur të jetë e tillë, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit Edi Rama.

“Në rastin e Bashës jemi në kushtet kur kemi një politikan relativisht të ri në moshë.  A e kupton që Rama sot luan në këtë mënyrë sepse s’ja ka nevojën askujt. S'ka opozitë, parlamentarizmi nuk ekziston sepse nuk ekziston opozita. Këta s'kanë ditur të bëjnë opozitë. Sot mënyra sesi kryeministri sillet është bërë gati një endacak botëror, që i kushton shumë rëndësi ekzibicionit të paraqitjes në fund fare mbesin problemet në Shqipëri  të pambyllura. Ti që je lider botëror ti ke në gjendjen më skandaloze hipotekat. Ndërkohë që ti nuk zgjidh problemin e pronave ti i takson. Kë po takson njerëz që janë të penalizuar. Taksimi fillon kur formalizohet prona, ekonomia. Dy janë intensionet e këtij ti lypë botës para dhe të shtojë pafundësisht regjimin e taksave. Sa ngriti kokën turizmi ai tha do u rris taksat. Ai ka plotësisht të drejtë që e bën këtë sepse asnjë kryeministër në botë s’do e bënte këtë në rast se do ishte i shqetësuar. E bën këtë edhe sepse nuk ka opozitë”, tha ai.

Për Sali Berishën tha se është arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit.

"Berisha është politikani më jetëgjatë më me eksperiencë ka kaluar situata nga më të çuditshmet por asgjë nuk e ka bërë nën detyrim, çfarë e ka realizuar e ka bërë me vullnet të plotë. Pas Gërdecit që është ngjarje e riakutizuar ka qenë samiti i Natos në Bukuresht ku Shqipëria priste që të merrte ftesën për anëtarësim ishte ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë ndërkohë që ka pasur hamendësime nga opozita e kohës që pas shpërthimit të Gërdecit Shqipëria nuk e meriton të anëtarësohet por qe vullneti i SHBA që e ftoi Shqipërinë. Pas kthimit nga Bukureshti fillon një proces i errët. E bëra këtë analizë për t'u kthyer te ato ditë, për t'i thënë Berishës nëse ke harresë për atë gjë kujtohu se ti je arkitekti i kësaj gjëje. Në orët e mesditës të 15 marsit Edi Rama i vendos Berishës dorën në qafë një pamje që është komentuar gjatë. Unë komentoj momentin kur nga komisioni i ligjeve në parlament fillojnë dhe dalin propozime të çuditshme. Një deputete e PD hodhi një ide interesante për ndryshimet kushtetuese thoshte se çdo dekret i presidentit duhet të kundërfirmoset nga kryeministri. Ajo ishte zëri i tij, por arkitekti ishte ky. Dhe fillon një proces i ndryshimeve kushtetuese që hodhi përtokë të gjithë mënyrën demokratike të zgjedhjeve. Kur bëhet dot kjo thirrje është thirrje nga halli. Më shumë se kushdo tjetër ai e di mirë se është në ato kushte që s’ka më rikuperim. Sot qahet kot".

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?