Mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës, Vokshi live në ‘Facebook’: Mbledhja nul, nuk e lëshojmë Kuvendin

8 Shkurt 2023, 10:53| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 12:00

  • Share

Deputetja Albana Vokshi tha në Komisionin e Etikës së mbledhja për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës është nul. Sipas saj, ka kaluar afati për të shqyrtuar kërkesën e PS dhe mbledhja është nul. Vokshi hodhi akuza ndaj deputetëve të Ramës duke u thënë se vijnë në mbledhje me urdhër të Edi Ramës dhe se duan t’i mbyllin gojën opozitës. Vokshi u fut live në Facebook nga mbledhja e Komisionit të etikës, pasi kjo e fundit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Opozita kërkoi që mbledhja të hapet për mediat, pasi sipas saj rregullorja nuk e përcakton që të mbahet me dyer të mbyllura.

"E kuptoj që jeni në siklet sepse ky gjyq që po bëni ju, gjyq politik, edhe sigurimi i shtetit do ua kishte zili për këtë manovrat që ju po mundoheni të gjeni për të përjashtuar 8 deputetë të opozitës. Para 1 jave përjashtuat 5 deputetët. Sot guxoni të thërrisni këtë mbledhje të përjashtoni 8 deputetë. A ju vjen zor që bëni këtë mbledhje, që ndiqni urdhrat e Edi Ramës. Unë s’do ta merrja përsipër, të isha në vendin tuaj do kisha refuzuar të vija,. Po kërkoni të dënoni opozitën se ka kërkuar fjalën e lirë. Ka bërë kërkesë në bazë të kushtetutës së kuvendit për mocion me debat, kërkesë për interpelancë urgjence për të diskutuar ‘RamaGate’. Po kërkoni të na ktheni në monizëm. Deputetë janë përfaqësues të popullit dhe përfaqësojnë mijëra qytetarë që e kanë votuar. Asnjë nen i rregullores nuk e parashikon që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Është nul, 48 orë. Kjo mbledhje është nul. S’duhet të na kishit thirrur. Kjo është një turp, vini me urdhër të Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës. Parlamentin se lëshojmë pavarësisht përpjekjeve tuaja", tha Vokshi. 


Lajmi kryesor:

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së, debate në Komisionin e Etikës! Opozita: Mbledhje nul, përgjigjen e merrni më 11 shkurt


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?