Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së, debate në Komisionin e Etikës! Opozita: Mbledhje nul, përgjigjen e merrni më 11 shkurt

8 Shkurt 2023, 10:28| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 19:07

  • Share

TIRANË- Kërkesa e Partisë Socialiste për të përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës që të enjten e kaluar krijuan kaos në parlament, duke bllokuar edhe foltoren, solli debate të ashpra në Komisionin e Etikës. 

Pjesë e mbledhjes, deputetët për të cilët u kërkua masa ndëshkimore, fillimisht kërkuan që diskutimet të bëhen të hapura edhe për median. Kur kjo u kundërshtua, opozitarët e gjetën zgjidhjen te mjeti më i përdorur së fundmi prej tyre, Facebook.

Klotilda Bushka: Mbylleni regjistrimin
Vokshi: Se mbyllim, e duam live.

Socialistët, deputetët e Rithemelimit i akuzuan se po shkelin ligjin, pasi kërkesa për përjashtimin, duhet të shqyrtohej brenda 48 orësh nga momenti i depozitimit.

"Kërkesa është bërë me datë 2, kanë kaluar 48 orë. Duhet të ishim mbledhur me datë 4 shkurt dhe të shqyrtonit kërkesën, nuk thotë rregullorja që ju duhet të jeni njoftuar me email brenda 48 orës, por brenda 48 orësh duhet të ishte zhvilluar mbledhja, të hënën. Ju s’mund të na shkelni të drejtat dhe të na përjashtoni duke shkelur rregulloren", tha Ina Zhupa.

Akuza hodhën edhe se përjashtimet vijnë për t’i mbyllur gojën opozitës për çështjen McGonigal.

"Lufta juaj me opozitën s’ka nisur vetëm në nivele korruptimi, keni korruptuar edhe parlamentin. Ju doni të na mbyllni gojën. Ne do themi këto që po faktojmë dhe duhet ti bëjë një deputet dhe një drejtuese të respektojë rregulloren. Kryetarja ka shkelur rregulloren me dy këmbë. Kemi qenë në të drejtën tonë për të kërkuar fjalën, s’na pengon njeri. Unë mund ta marr fjalën për procedurë sa herë të dua, edhe në momentin e hapjes së seancës dhe gjatë saj. personi që duhej të vinte për shkelje etike duhej të ishte Nikolla, sillet në mënyrë të diferencuar me deputetë, kujtdo ja jep fjalën dhe kujtdo jo", tha Boçi.

Jo vetëm në parlament, por Deputetët e grupit Berisha thonë se përgjigjen do ta marrin edhe në protestën e radhës të opozitës para kryeministrisë.

"Në 11 shkurt dalim aty përballë ne dhe bëjmë protestë. S’është kaq e thjeshtë kjo situatën se s’të jep godina legjitimitet, të jep populli", tha Salianji. 

Socialistët kërkuan përjashtimin e Luçiano Boçit, Albana Vokshit, Ervin Salianjit, Ina Zhupës, Luan Baçit, Tritan Shehut, Gazmend Bardhit dhe Bledion Nallbatit pasi në seancën e fundit plenare sipas tyre ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe shkaktuan kaos. Pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë edhe 5 deputetë të tjerë të Rithemelimit, përfshirë Sali Berishën.

Ora 14:25
Bllokuan foltoren seancën e kaluar plenare, përjashtohen 10 ditë 8 deputetë të PD-së

1675336185_Screenshot3.jpg

Janë përjashtuar 8 deputetët e Partisë Demokratike. PS bëri këresë për 8 deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Deputetët do përjashtohen për 10 ditë

Ora 13:41
Kërkesa e PS-së për përjashtimin e deputetëve të PD-së, Luan Baçi lë mbledhjen

1675858201_Screenshot1.jpg

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka lënë seancën e mbledhjes së Komisionit të Etikës. Ndërkohw pas tij ka dalë edhe Albana Vokshi e cila ka paralajmëruar se do shohin “karmën e Edi Ramës”. Duke qenë se edhe Vokshi la seancën, mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura pasi nuk ishte parashikuar mbledhje me prezencë të mediave.

Ora 13:35
Komisioni i Etikës/ Salianji ironizon kërkesën e PS: Aman më përjashtoni të bini rehat ju, po a ka mundësi të respektoni ligjin?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ironizuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga dy seanca plenare. Sipas tij, kërkesa e PS erdhi nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend dhe se mbledhja e zhvilluar sot në Komisionin e Etikës janë të pavlefshme.

“Për etikë dua t’iu them se mbledhja është nul. Ju ftoj që të bëni një kërkesë të tjerët dhe bëni një tjetër kërkesë dhe më përjashtoni se unë mezi po pres të përjashtohem. Ju bëni mbledhje pas mbledhjeje, detyroni të flasin 7 deputetë që nuk flasin ndonjëherë kërkohet të përjashtohet sepse po flasin për çështjen e McGonigal. Përshumbull, Bildi i cili është drogmen i Shijakut, tani ky person për mbrojtje të Edi Ramës, shkon dhe bën kërkesë për përjashtimin e deputetëve. Shqetësimi kryesor që duhet të kemi të gjithë si deputetë duhet të jetë që të flasë edhe për ju. Ç’është ky dhunim? Kur flitet një përfshirje kryesore të një afere, ju s’kërkoni llogari.

Arsyeja se pse ju kërkoni, edhe në shkeljen e rregullores e para sepse është kaluar afati dhe e dyta sepse motivi është politik që t’i mbyllë gojën opozitës. Këta deputetët që s’vijnë dot këtu a kanë ndonjë ide se për çfarë bëhet kjo gjë këtu? Jo 10 ditë, po të kemi arsye edhe pushkatim do marrim nga ju. Nga drejtësia amerikane nuk do shpëtojmë as ne as unë. Mbylleni këtë dhe shpalleni të pavlefshme, gjeni 7 të saktë deputetë jo me bandat kriminale dhe grupet në Shijak.

Në 11 shkurt dalim aty përballë ne dhe bëjmë protestë. S’është kaq e thjeshtë kjo situatën se s’të jep godina legjitimitet, të jep populli. Unë dua të më përjashtoni, po aman mos merrni vendim tjetër, merreni këtë vendim të bini rehat edhe ju. Por a ka mundësi t’i bëni sipas ligjit?”- thotë Salianji.

Ora 12:01
Luçiano Boçi flet pas mbledhjes së Komisionit të Etikës: Rama kërkon të fshihet nga e vërteta

Deputeti Luçiano Boçi pas mbledhjes së Komisionit të Etikës tha në një deklaratë për mediat se e gjtiha është llogari e Ramës i cili sipas tij kërkon të fshihet nga e vërteta.

“Kërkon që ky zë të mos transmetohet nën pretendimin që këto mbledhje janë të mbyllura. Neni 35  e k atë përcaktuar qartë se mbledhjet e komisioneve bëhen të hapura. Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariat i etikës, se është e shkruar e zeza me të bardhë. Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. E ka neni 65 fraksion 2. Kjo pikë nuk është respektuar. Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është procedure dhe përjashtimi i deputetëve s’duhej menduar. Po të ishte bërë brenda 48 orëve, do ishte java e gjelbër. Kjo është matematikë e Edi Ramës. Nuk jam dakord me bllokimin e foltores, kemi ushtruar të drejtën për marrjen e fjalës për procedurë dhe kjo e drejtë na është refuzuar në vazhdim. Se dimë ku është kryeministri, se dimë nëse do vijë në parlament, ka frikë të përballet me të vërtetën”, tha Boçi.

Ora 11:07
Zhupa në Komisionin e Etikës: Shqyrtoni kërkesën për shkarkimin e Nikollës! Manipuloni votimet në Kuvend, socialisti votoi edhe për kolegen

Opozita në bllok thotë që mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës është nul. Deputetja Ina Zhupa tha se është nul pasi ka kaluar afati 48 orë për shqyrtimin e kërkesës. Ndërkohë, Zhupa tha se duhet të shqyrtohet fillimisht kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës pasi ajo ka thyer rregulloren dhe nuk mund të përjashtohen deputetët e opozitës pa shqyrtuar këtë kërkesë.

“Kërkesa është bërë me datë 2, kanë kaluar 48 orë. Duhet të ishim mbledhur me datë 4 shkurt që të usht në rregull dhe të shqyrtonit kërkesën, nuk thotë rregullorja që ju duhet të jeni njoftuar me email brenda 48 orës, por brenda 48 orësh duhet të ishte zhvilluar mbledhja, të hënën. Ju s’mund të na shkelni të drejtat dhe të na përjashtoni duke shkelur rregulloren.

Pse vjen ajo kërkesë, se nuk është zbatuar rregullorja, nuk u është dhënë fjala deputetëve, e drejta e interpelancës. Kur ne kemi kërkuar shkarkimin për këto shkelje të Nikollës ju kërkoni përjashtimin ne se Lindita shkeli rregulloren, se s’na dha mundësinë për të folur, s’na dha mundësinë për mocion me debat, interpelancë. Për shkeljet e Nikollës doni të na përjashtoni ne. Shqyrtoni atë kërkesë, se mund të dalë që Nikolla ka shkelur rregulloren dhe ne s’duhet të ishim këtu.

Ku janë faktet dhe provat që unë dhe kolegët kemi shekull rregulloren e parlamentit. Që mua më është tërhequr vëmendja, ku është fakt që unë kam kërkuar të drejtën me buton dhe nuk më është dhënë për

procedurë, për ligjet në të cilat jam regjistruar për të folur. Shkresë me shkrim të njëjtë, s’po iu hy falsifikimeve tuaja se i keni zakon. Si mund të bëhet kjo mbledhja pa një video, pa një provë, pa prezencën e atyre deputetëve që kanë kërkuar përjashtimin tonë.

Ora 10:53
Mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës, Vokshi live në ‘Facebook’: Mbledhja nul, nuk e lëshojmë Kuvendin

Deputetja Albana Vokshi tha në Komisionin e Etikës së mbledhja për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës është nul. Sipas saj, ka kaluar afati për të shqyrtuar kërkesën e PS dhe mbledhja është nul. Vokshi hodhi akuza ndaj deputetëve të Ramës duke u thënë se vijnë në mbledhje me urdhër të Edi Ramës dhe se duan t’i mbyllin gojën opozitës. Vokshi u fut live në Facebook nga mbledhja e Komisionit të etikës, pasi kjo e fundit po zhvillohet me dyer të mbyllura. Opozita kërkoi që mbledhja të hapet për mediat, pasi sipas saj rregullorja nuk e përcakton që të mbahet me dyer të mbyllura.

"E kuptoj që jeni në siklet sepse ky gjyq që po bëni ju, gjyq politik, edhe sigurimi i shtetit do ua kishte zili për këtë manovrat që ju po mundoheni të gjeni për të përjashtuar 8 deputetë të opozitës. Para 1 jave përjashtuat 5 deputetët. Sot guxoni të thërrisni këtë mbledhje të përjashtoni 8 deputetë. A ju vjen zor që bëni këtë mbledhje, që ndiqni urdhrat e Edi Ramës. Unë s’do ta merrja përsipër, të isha në vendin tuaj do kisha refuzuar të vija,. Po kërkoni të dënoni opozitën se ka kërkuar fjalën e lirë. Ka bërë kërkesë në bazë të kushtetutës së kuvendit për mocion me debat, kërkesë për interpelancë urgjence për të diskutuar ‘RamaGate’. Po kërkoni të na ktheni në monizëm. Deputetë janë përfaqësues të popullit dhe përfaqësojnë mijëra qytetarë që e kanë votuar. Asnjë nen i rregullores nuk e parashikon që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Është nul, 48 orë. Kjo mbledhje është nul. S’duhet të na kishit thirrur. Kjo është një turp, vini me urdhër të Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës. Parlamentin se lëshojmë pavarësisht përpjekjeve tuaja", tha Vokshi. 

Ora 10:41
Deputetët e PD kundër përjashtimeve, debate në Komision! Vokshi hap ‘live’: S’jemi në komunizëm! Bushka: Mbylle regjistrimin

Deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi pasi bllokuan Foltoren.

Sipas deputetëve të PD, kërkesa e PS është jashtë afateve. Ndërkohë mes Vokshit, Bushkës dhe Bledion Nallbatit. Deputetja Vokshi ka hapur LIve-n e saj në për të regjistruar komplet Komisionin, ndërsa Bushka i kërkon ta mbyllë regjistrimin.

Pjesë nga debati:

Klotilda Bushka: Mbylleni regjistrimin

Vokshi: Se mbyllim, e duam live.

Bushka: E keni bërë modë këtë bllokimin.

Vokshi: Se bën dot të mbyllur, s’jemi në komunizëm. Ka procedurë.

Luan Baçi: Jep pak përgjigje për nenin 75.

Vokshi: Kërkuam të mbyllet dhe të futen mediat. S’jemi në diktaturë.

Bushka: S’është normale.

Vokshi: Normale s’është të bësh mbledhje të mbyllura.

Nallbati: A s’ju bjen turp që ju kurdiseni dhe funksiononi njëlloj siç do “kryegjyqtari” juaj.

Bushka: Çfarë i keni këto epitete, kujdes me etikën.

Nallbati: Po s’jemi në shkollë të më mësosh ti të flas. Kërkoj ta mbyllim këtu këtë komision, mos u bëni qesharak, mbylle këtë e vazhdojmë. Kërkesa juaj është jashtë afateve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babuli Ta Nguli: 08/02/2023 13:43

    O qeni Arbëror mëso Shqip o analfabet o spiuni sërbit , në shqip nuk ekziston fjala shkjau kjo fjal është sërbisht. Po do thuash ti nona ime është sërbe e baba im është TALEBAN e un se di mir shqipen. Po komento te sërbi O Derri Arbëror. " Mëso Shqip "

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/02/2023 11:02

    A nuk e shifni që është ringjallur Enver Hoxha me emrin monster Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
    • Cubi: 08/02/2023 12:57

      Po pse mor legen u bere ti te vleresoh komunizmin. Ti shpellar skam qejf te vendos epitete,por kam ven re se as te shkruash nuk din e jo me te besh vleresime. Sa per komunizmin e keni nga 30 vjet te shqupi. Aty Jan mbledhur te gjith spiuna agjent e komunista dredharak dhe tradhetar te kombit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?