Zhupa në Komisionin e Etikës: Shqyrtoni kërkesën për shkarkimin e Nikollës! Manipuloni votimet në Kuvend, socialisti votoi edhe për kolegen

8 Shkurt 2023, 11:07| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 12:23

  • Share

Opozita në bllok thotë që mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës është nul. Deputetja Ina Zhupa tha se është nul pasi ka kaluar afati 48 orë për shqyrtimin e kërkesës. Ndërkohë, Zhupa tha se duhet të shqyrtohet fillimisht kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës pasi ajo ka thyer rregulloren dhe nuk mund të përjashtohen deputetët e opozitës pa shqyrtuar këtë kërkesë.

“Kërkesa është bërë me datë 2, kanë kaluar 48 orë. Duhet të ishim mbledhur me datë 4 shkurt që të usht në rregull dhe të shqyrtonit kërkesën, nuk thotë rregullorja që ju duhet të jeni njoftuar me email brenda 48 orës, por brenda 48 orësh duhet të ishte zhvilluar mbledhja, të hënën. Ju s’mund të na shkelni të drejtat dhe të na përjashtoni duke shkelur rregulloren.

Pse vjen ajo kërkesë, se nuk është zbatuar rregullorja, nuk u është dhënë fjala deputetëve, e drejta e interpelancës. Kur ne kemi kërkuar shkarkimin për këto shkelje të Nikollës ju kërkoni përjashtimin ne se Lindita shkeli rregulloren, se s’na dha mundësinë për të folur, s’na dha mundësinë për mocion me debat, interpelancë. Për shkeljet e Nikollës doni të na përjashtoni ne. Shqyrtoni atë kërkesë, se mund të dalë që Nikolla ka shkelur rregulloren dhe ne s’duhet të ishim këtu.

Ku janë faktet dhe provat që unë dhe kolegët kemi shekull rregulloren e parlamentit. Që mua më është tërhequr vëmendja, ku është fakt që unë kam kërkuar të drejtën me buton dhe nuk më është dhënë për

procedurë, për ligjet në të cilat jam regjistruar për të folur. Shkresë me shkrim të njëjtë, s’po iu hy falsifikimeve tuaja se i keni zakon. Si mund të bëhet kjo mbledhja pa një video, pa një provë, pa prezencën e atyre deputetëve që kanë kërkuar përjashtimin tonë.


Lajmi kryesor:

Përjashtohen për 10 ditë 8 deputetë të PD-së, debate në Komisionin e Etikës! Opozita: Mbledhje nul, përgjigjen e merrni më 11 shkurt


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?