Studentët e Mjekësisë që nisin këtë vit shkollën, duhet të punojnë 5 vite këtu që t'u jepet diploma! Rama: Firmosni marrëveshjen, s'keni zgjidhje tjetër

5 Korrik 2023, 13:00| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:25

  • Share

TIRANË- Për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi, qeveria ka përgatitur një projektligj, i cili pritet të miratohet në korrik, ku thuhet se studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.

Vendimin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Rama e bëri të qartë se studentët që futen rizhtazi këtë vit, nuk kanë një zgjidhje tjetër, përveçse të nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë.

‘Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, e thashë detajet do t’i japin ministret, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vit të parë ka vetëm një zgjedhje, nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, do duhet të pranojnë këtë kusht dhe nuk është një kusht, por është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se studentët e mjekësisë aktualisht që duan të ikin nga Shqipëria, duhet të paguajnë një tjetër tarifë, e cila mbulon koston dhe nevojat e universitetit.

'Natyrisht nuk ndryshon asgjë në thelb për sa i përket të drejtës dhe mundësisë së ushtrimit të profesionit pasi ajo fillon menjëherë pas 5 viteve, por ama duhet të bëhet këtu sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar të ikin që ditën e parë. Ama patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen në rast se duan të largohen, por në vitin apo në vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër, tarifë e cila do përcaktohet natyrisht nga universiteti sipas ligjit, por e cila mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.'- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se profesioni i mjekësisë nuk është njësoj si profesionet e tjera, por është i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Kreu i qeverisë theksoi se shteti shqiptar nuk paguan për formimin e mjekëve të rinj që ato të largohen që në ditën e parë.

'Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera, është një profesion i lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin e çdo shteti për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, çdo familjeje, çdo të moshuari dhe fëmije për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën gjithmonë e më të madhe për burime njerëzore të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave dhe në këtë rast për mjekët, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm, që do të thotë që çdo student i mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për tu pajisur me diplomë duhen dhe 5 vjet në shërbim të këtij populli.'- u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi sesi do të funksionojë skema e punësimit të detyrueshëm për studentët e Universitetit të Mjekësisë. Ajo tha se maturantët fitues këtë vit do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje që e kanë kusht punësimin me detyrim për 5 vite.

Kjo shifër ndryshon për studentët aktual. Kushi theksoi se studentët e Mjekësisë nga viti i parë të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet ,ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Kushi nënvizon se megjithatë është parashikuar se nëse për një vit studentëve nuk u gjendet punë në institucionet përkatëse në Shqipëri, ata mund të tërheqin diplomën. Ajo theksoi se kjo gjë nuk do të ndodhë, megjithatë është e parashikuar në marrëveshjen që studentët do të nënshkruajnë. Pra, studentët që do të hyjnë këtë vit në Fakultetin e Mjekësisë, nuk kanë mundësi zgjedhje. Ajo shtoi se ky projektligj do të miratohet shumë shpejt.

Sa i takon specializimeve, Kushi tha se nëse specializantët e paguajnë vetë tarifën, kjo do të konsiderohet një periudhë punësimi për ta.

'Për sa i takon specializimeve, këto në rast se janë të pambuluara nga MSHMS, pra nëse specializantët e paguajnë vetë kuotën, tarifën, do të konsiderohet periudhë punësimi, ndërsa në rast se është e mbuluar nga MSHMS, sigurisht që ata nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMS përpara specializimit, kështu që kanë detyrimin të përmbushin ato detyrime që tashmë janë në fuqi.'- tha Kushi.

Projektligji do të prezantohet me procedurë të përshpejtuar sepse në muajin gusht është provimi shtesë i dixhitalizuar për maturantët që duan të studiojnë për mjekësi.

Ora 14:40
Ministrja Krifca: Strategji e re me Bankën Botërore, mbështet fermerët, agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar

 

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zbardhi detaje të marrëveshjes së arritur me Bankën Botërore, që do të financojë 65 milionë euro në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Krifca e cilësoi këtë financim strategjik të BB për Shqipërinë, një tjetër sinjal të fortë mbështetje që qeveria i jep fermerit, agropërpunuesit dhe eksportuesit shqiptar.

Ajo tha se, “falë kësaj marrëveshje mbështesim direkt fermerët e vegjël, duke lehtësuar daljen e prodhimit të tyre në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare, uljen e kostove të prodhimit, modernizimin e bujqësisë shqiptare, çka sjell eventualisht rritjen e konkurrueshmëris dhe eksporteve tona”.

Krifca informoi se, së pari, do të financojmë zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit në territorin tonë bujqësor, duke përdorur metodat dhe teknologjitë më efektive në dispozicion.

Pothuajse 27 milionë euro investim do të shkojnë për modernizimin apo ndërtimin e sistemeve të vaditjes në një territor prej mbi 23 mijë hektarësh në zonën e Divjakës, Konispolit, Lushnjes dhe kullimit në rreth 10 mijë hektarë të zonës së Semanit, Darzezës dhe Hoxharës.

Gjithashtu, vijoi ajo në 27 stacione aktuale të kullimit do të instalohen panele diellore, duke i bërë ato të vetmjaftueshëm dhe pavarur nga rrjeti i energjisë elektrike, çka i kursen buxhetit të shtetit gjysmë milionë euro çdo vit.

Ministrja theksoi se, nga ky investim përfitojnë direkt dhjetëra mijëra fermerë.

“Do të ngrihet një zinxhir prej pesë qendrash rajonale në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, të të ashtuquajturës “Mikro Food Hub”, platforma që lidhin direkt restorantet dhe rrjedhimisht konsumatorin, me prodhuesit e vogël.  Këto platforma do të lejojnë gjithmonë e më shumë fermerë që të prodhojnë një produkt të standartizuar, në përputhje me nevojat e tregut dhe me shitje të garantuar 100% që fazën e kultivimit”, u shpreh Krifca.

Sipas saj, duke bërë këtë ndërlidhje, ky investim prej 14 milionë eurosh do të mbështesë direkt rritjen e prodhimit, eksporteve dhe të ardhurave.

Gjithashtu theksoi ministrja, 20 milionë euro të këtij financimi do të fuqizojnë sigurinë ushqimore, përmes rehabilitimit të infrastrukturës së laboratorëve tanë kufitarë, në doganën e Bllatës, Kakavijës, Kaptshticës, Qafë Botës, Qafë Thanës dhe Vlorës.

Sipas saj,  ky investim ka një qëllim të dyfishtë.

“E para, rrit më tej sigurinë për konsumatorin shqiptar, duke kryer në kohë reale dhe me efikasitet të plotë analizat për mallrat ushqimore të importuara dhe së dyti, përafron standardet tona me ato të Bashkimit Europian duke lehtësuar rritjen e eksporteve jo vetëm në Europë, por në mbi 80 vendet që aktualisht realizojmë shkëmbime tregtare në fushën bujqësore”, u shpreh Krifca.

Ministrja u ndal edhe në një fushë tjetër ku do të adresohet mbështetja e BB, që siç tha ajo, “e fundit, por jo nga rëndësia, pasi e gjithë kjo paketë strategjike mbështet inovacionin, zinxhirin e plotë të vlerës, forcimin e bujqësisë së bazuar në dije dhe disa sektorë, siç është ai i prodhimit të vajit të ullirit”.

Ministrja u ndal edhe në vendimin e fundit të Qeverisë shqiptare, që tashmë ofron mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare, ku përfshihet edhe dega e Bujqësisë.

Ajo i ftoi të rinjtë që janë përpara zgjedhjes për Universitetet që ti bashkohen Bujqësisë, si një mundësi shumë e mirë për sipërmarrje të reja në gjithë spektrin që ofron zhvillimi rural, duke kontribuar kështu për ekonominë e tyre dhe të vendit.

Ora 14:02
Këshilli i Ministrave gati pr.ligjin për punësimin e detyruar, studentët e Mjekësisë paralajmërojnë nesër protestë

1687514809_studentet.jpg

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar sërish protestë pas pr ligjit të prezantuar sot nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar.

Studentët thonë se do të protestojnë nesër në orën 10:00 së bashku me maturantët.  

Ora 13:30
Kushi: Ja sa e kanë detyrimin studentët e Mjekësisë sipas viteve! Nëse nuk u gjendet punë brenda një viti kanë të drejtën të tërheqin diplomën

 

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar sesi do të funksionojë skema e punësimit të detyrueshëm për studentët e Universitetit të Mjekësisë. Ajo tha se maturantët fitues këtë vit do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje që e kanë kusht punësimin me detyrim për 5 vite. Kjo shifër ndryshon për studentët aktual. Ajo thotë se studentët e Mjekësisë nga viti i parë të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri. Kushi nënvizon se megjithatë është parashikuar se nëse për një vit studentëve nuk u gjendet punë në institucionet përkatëse në Shqipëri, ata mund të tërheqin diplomën.

Ajo theksoi se kjo gjë nuk do të ndodhë, megjithatë është e parashikuar në marrëveshjen që studentët do të nënshkruajnë. Pra, studentët që do të hyjnë këtë vit në Fakultetin e Mjekësisë, nuk kanë mundësi zgjedhje. Ajo shtoi se ky projektligj do të miratohet shumë shpejt.

“Së pari: Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për tu angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri. Dhe diploma përsëri tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar.

Pra ky është detyrimi që kanë studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhjeje, por do që qëndrojnë për 5 vite. Pra duhet t’i bëj thirrje të gjithë kandidatëve, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri. Ndërsa studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave.

Sigurisht që qëllimi ynë është që të gjithë studentët nga viti i parë deri në vitin e gjashtë të qëndrojnë të punojnë, të japin kontribut për vendin, sepse në fund të fundit ky është një detyrim që e kemi për të gjithë, për të plotësuar nevojat që kemi për mjekë.

Për sa i takon specializimeve, këto në rast se janë të pambuluara nga MSHMS, pra nëse specializantët e paguajnë vetë kuotën, tarifën, do të konsiderohet periudhë punësimi, ndërsa në rast se është e mbuluar nga MSHMS, sigurisht që ata nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMS përpara specializimit, kështu që kanë detyrimin të përmbushin ato detyrime që tashmë janë në fuqi.

Ndërkohë dua të theksoj që nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre.

Trajtimi i veçantë konsiston në dy drejtime kryesore. Së pari punësim prioritare në institucionet shëndetësore shqiptare dhe së dyti përfshirje në programet sociale të punësimit.

Por e theksoj edhe një herë që nëse nuk do të arrihet, gjë që nuk mund të ndodhë, por gjithsesi kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, nëse për një vit nuk plotësohet detyrimi për një punësim të sigurt, atëherë këta të diplomuar, mjekë do të lirohen nga detyrimi dhe do të marrin menjëherë diplomën.

Dua të theksoj që ky projektligj për shkak të emergjencës do të prezantohet në Kuvendin e Shqipërisë me procedurë të përshpejtuar sepse në muajin gusht, siç e dini, të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë programin Mjekësi e Përgjithshme, kanë provimin shtesë të digjitalizuar që do të zhvillohet në muajin gusht pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Kështu që ne duhet ta miratojmë brenda korrikut këtë projektligj, në mënyrë që ata përpara se të marrin vendimin dhe përpara se të bëjnë provimin, t’i dinë, t’i njohin të gjitha kushtet që do të kenë për sa i takon këtij programi.”- thotë Kushi.

Ora 13:15
Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë: 500 kuota për vitin akademik 2023 - 2024

 

Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023 – 2024. Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.

"Detyra jonë ëshë të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim” tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.

Ministrja e Shëndetësisë renditi të mirat që përfitojnë studentët nga firmosja e marrëveshjes dhe mohon që po u hiqet  atyre e drejta e përzgjedhjes.

"Studentëve nuk po u hiqet asnjë e drejtë por u garantohet punësimi dhe strehimi përmes programeve sociale të strehimit të mjekëve. Dhe nëse janë pjesë e përzgjedhjes së specializimeve të vijojnë brenda këtyre afateve në spitalet rajonale të Shqipërisë."

Edhe procesi i praktikës do të rishikohet. Marrëveshja do të ketë fuqi ligjore dhe si çdo akt ligjor do të përcaktojë dhe hapat në rastet kur zbatohet dhe pasojat nëse studentët nuk do të zbatojnë pikat e kontratës.

Pr/ligjin Manastirliu e quan paketë incentivuese mbështetëse për studentët që nesër do të jenë mjekët e tanë dhe të familjarëve tanë

“Pr/ligjin garanton punësimin, politikat e strehimit lehtësuese dhe vitet e specializimit do të konsiderohen punë”

Pr/ligji momentalisht është vetëm për institucionet publike por “është e hapur për tu parë dhe rishikuar edhe në një perspektivë të re. Pse jo dhe studentët e fakulteteve të tjera, pse jo dhe jopublike mund ta përkrahin, mund ta duan të jenë pjesë e politikave incentivuese në shkëmbim të ushtrimit të tyre profesionit në vend" sqaroi Manastirliu.
 

Marrëveshja do të diskutohet në komisione dhe më pas do të kalojë në Kuvend dhe do të firmoset nga Universiteti i Mjekësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe studenti.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhoni: 06/07/2023 09:33

    PO PER ATA QE I KANE PRINDRIT PATERONAZHIST STERGJYSHIN SPIUN ME ZOGUN GJYSHIN SPIUN ME ENVERIN BABAN SPIUN ME RAMEN DO KETE NDONJE TOLERIM APO PA DOREZUAR TESEREN E PARTIS NUK BEHET GJE A U SHPLAFTE MORTJA ME GJITH KRYEMINISTR PO IKIN NGA TY DHE ADMINISTRATA JOTE NJERZIT NGA QE JANE ASFIKSUS DHE KARRIERIST NUK LENE GJE PER TE TJERET KURESE DIPLOMA SPECIALIZIME ETJ VETEM PER FEMIJT E DIPLOMAVE KORRUPSUONI I DOKTORVE TE VJETER SI SHEFA PAVIONESH NUK LENE HAPSISA PET TE RINJET QE TE BEJN KARRIER APO TE FUSIN FRYME NDRYSHE KOTE NDALOHE NJE KIRURG QE KA BERE TE PAKTEN 5 OPERACIONE NE NJE DITE DI GJESH 2 3 MILJON LEK ME VETE TI SHIKOSH SHPIN SI SHEIK NAFTE PALE LLOGARIT JASHTE AI DI HAP RRUGE DOKTORIT TE RI MOS TE FLAS PER FUSHEN E SIGURIS QE E NJOHE VETE PO REKRUTONI NJERS MR PROBLEME MENDORE ME ARSIM 0 PER TE SHERBYER MJER QYTETART KUR PERPLASEN ME TA DRU ME PRE APO KURE TE BEHEN ATA DREJTUS TE DREJTOJN GR PUNE PER KETO IKIN TU DUKE SHAKA MOS INDEKSIMI I PAGES CDO VITE PO E RRIT TANI NGA 400 500 NE 900 DUKE E I DHENE EKONOMIS TREND INFACIONIST GALOPANT GENJESHTER ME BISHTE SEPSE FUQIA E PAGES ESHTE SA NGELEN NGA PLUS MINUSI CONSUM CURSIM SA BLEN ME SHUME NE RAPORT ME DIJE SA KURSEN NE RAPOT ME DIJE PO FUSHAT E TJERA ME LIGJ DI MBASH APO DO MARESH POLIC INDIAN USHTAR INDIAN SE PUNTORET E KRAUT NUK E KE PROBLEM TURIZMI TE MBYSIN FILIPINEZET NE HOTELERI MESUESIT DI MARESH NGA PAKISTANI ETJ JA BRE GROPEN VETES ME MOS INDEKSIMIN E PAGES VITE PAS VITE ME SHUME SE SA ESHTE NORMA E INFLACIONIT ME QENTE E TU QE SILLEN NE ZYRART E SHTETIT SI PRONE BABAIT.ME PATRONAZHISTET E TU QE JANE BERE NJREZVE SI HIJE MBAS BYTHE NA JEP VOTEN NA JEP VOTEN JA SI KY PATRONAZHISTI QE DA LEXOJ DHE NUK DA PUBLIKOJ

    Përgjigju
  • joni: 06/07/2023 04:40

    Bllokojeni ket halabak. Bojkotoni auditoret bllokoni mesimin Wendy jini poshte zyres deri sa te dorezohet sic ben zakonisht (sw bllofaxhi esht) dhe te kuptoje qe me zor ska ne kapitalizem. Iku koha partise te punes qe te conte ku ka nevoje atdheu. Sot nese atdheu te do, te tundi paret me vleren e tregut sipas profesioneve.

    Përgjigju
    • Shkolla me vlerën e tregut: 06/07/2023 09:28

      Por kam frikë se ti merr Gjermania studentët

    • Lala: 06/07/2023 08:57

      Po shkollen me vleren e tregut ta paguajn? Si mendon

  • Mehmeti: 06/07/2023 02:05

    Une them qe ata te pushkatohen po te duan te largohen nga shqiperia. Ky eshte mendimi I burose politike te PPSH-se

    Përgjigju
  • Analiza: 06/07/2023 01:34

    Ose paguani 5000€ x 6 vite = 30,000€ vetem tarifa (fee) ose mar veshjen , per student qe nuk kane mundesi ekonomike por kane nota te mira ju leverdis te Mos paguajne por kane edhe punen gati per 5 vite ! Super fare

    Përgjigju
  • Nuk lejohet: 05/07/2023 23:41

    Diploma eshte certifikim njohurish nuk lejohet te bllokohet , nuk eshte si ne politike qe edhe nese ske diplome behesh deputet apo minister apo kryetar i ndryshem, ne mjekesi mesuesi shkence diploma tregon certifikim , me keto ligje tregon qe ka te drejte Albin Kurti , politika shqiptare ka “rreshqitur” , nuk mbahet askush ne force ne shqiperi sepse ne 1991 e kemi thyer kete sistem nuk e kane aspak problem ta “thyejne” perseri ! Nuk ka praktika pune per mjek as per askend poshte 800€ muaj ! Shqiperia ka deshtuar ne politika duhet subvencion per mjekt e rinj jo goditje pra askush nga Tirana apo Durresi nuk do te punoje ne Bilisht apo ne Pustec apo ne Gjinar , pasi sot njeriu zgjedh … Nejse , kot lodhemi ai ka 12 vjet o mik , iken kush kishte mend

    Përgjigju
    • Nuk lejohet 2: 10/07/2023 15:24

      Lexo ligjet ne kushtetute! Diploma bllokohet edhe ne kore veriut por po flisnim per Vende KANDIDAT BE qe kur te behet screening do thone EU qe nuk vlen ky fakt ! Gjithsesi mesa duket per 5 vite u futka ne EU shqiperi (2028-2030) ndaj sic e kemi zakonin ta shtyjme kete problem deri sa te mundemi dhe zgjidhjen e ben brezi i ri (sri Lanki-shqiptar ) nga tirona

    • Lala: 06/07/2023 01:06

      Lejohet QE cke me te.ne rast emergjencash kombetare.dhe kjo esht e tille.

  • Cuko: 05/07/2023 19:29

    Hajt paguani nje here 20k dollare per cdo vit shkollor , pastaj krisni b*then nga te doni studente te dashur

    Përgjigju
    • 20k: 06/07/2023 04:45

      I paguan jashtë shtetit, pse t'i paguash në Shqipëri

  • Blenard: 05/07/2023 18:06

    Sa keq! Sa te dobet ne shqiptaret.

    Përgjigju
  • Kapitalizim: 05/07/2023 17:19

    Një vit për t'u gjetur punë? Një vit i shkuar dëm për ta, kur mund të kishin shkuar në Gjermani

    Përgjigju
  • Koli: 05/07/2023 16:38

    Po mire, me kete logjike pse nuk e bllokon vjedhjen e valutes se huaj EUR/USD dhe i ve nje cmim qendror ? Pse nuk e bllokon cmimin e apartamenteve ne cmimin referencial jo ne 3-5fish ne disa raste ? C'eshte kjo logjike qe centralizon nje vendimmarrje me studentat por ne cdo cep tjeter te ekonomise jemi BLOZE. Ku te jetojne keta njerez me 1000 EUR qira? Apo te ikin ne Babrru?

    Përgjigju
    • skelari: 06/07/2023 00:43

      @ @skelari... ty te duket vetja filozof dhe me kapacitet te mjaftueshem te gjykosh te tjeret, kurse ne syte e mi je nje morr si shume morra ne trajte njeriu, qe shfaqesh si komentues parimor por dukesh nje km larg qe flet nga interesi personal. E pra pranoje qe puna e interesave eshte komplekse dhe nuk ka gje te perjetshme e te palevizshme ne jete. Hahahaa, e papare ajo analiza e deshtimeve personale.

    • @skelari: 05/07/2023 21:43

      Ku e ke pare ti 11 vite shkolle te larte pa te drejte specializimi?? Ku ke pare ti te te degdisin neper fshatra sikur je placke lufte? Kur ty cdo gje ta paguan prindi dhe jo shteti. Jeni kaq innorante dhe te ceket sa deshtimet tuaja personale kerkoni ti projektoni ne inate kundrejt kujtdo qe shenjestron ky kryeminister i deshtuar. Hape mendjen, shiko jashte rrethit.

    • Koli: 05/07/2023 19:06

      Shum mire, po pse vec mjeket pra? Ktu po ikin te gjithe. Edhe femija kur lind ka perdor sistemin e shendetesise qe e ka vene ne kembe taksapaguesi. Teknikisht kshu mund te ngrihet "burg" per kedo sepse taksat mbajne si foshnjen, si mjekun, si mesuesin, si historianin etj. Keta te gjith dun me ik, pse me penalizu i grup? Ceshtja eshte se ky esht deshtim i qeverise dhe kaq.

    • Ncncnc: 05/07/2023 18:41

      Skelari i pare qe po has nese vertet je skelar me mendjen cope cope, ashtu siç e kerkon "udheheqja"

    • skelari: 05/07/2023 17:17

      Koli, po shikon vetem ate qe do te shikosh. Nese nuk merresh me thelbin, humbet besueshmerine e argumentit. Mos harro qe nuk po i mban njeri me zor njerezit ketu, por thjeshte po i ben ta paguajne me vleren e sotme reale ate zanat qe duan te marrin nga institucionet tona. Eshte njesoj sikur shkolla te zgjatet edhe 5 vite te tjera me te drejte rroge. Kush nuk ka durim, te gjeje zgjidhje me te shpejta.

  • Arbëri: 05/07/2023 16:34

    Planprogrami i pështirë i dëbimit të studentve shqiptarë nga Atëdheu në mërgim, Kjo është tradhëti antikombtare e politikës në pushtet…!

    Përgjigju
  • Andi: 05/07/2023 16:32

    E padrejte, nuk ka asgje me pak se ajo periudhe e erret qe ky vend kaloi per 50 vitesh, qeveria duhet te beje maksimumin t’i rrise kushtet studenteve per t’i ftuar te punojne ketu. Me deshire nuk largohet askush nga vendi i tij, por sistemet e kalbura e bejne te domosdoshem per cdokend qe nuk sheh dot nje rrugedalje drejt ketij tregu. Nuk eshte zgjidhja detyrimi, ata serish mund te largohen!

    Përgjigju
    • Doktori: 05/07/2023 19:43

      Mos me kthe pergjigje me budalleqet qe shkruan. Ne cdo vende te botes mjeku nuk eshte thjesht profesion i lire eshte shembetor i popullit te vet dhe prandaj bejne dhe premtimin e sokratit sapo diplomohen. Nuk ka asnje profesion tjeter per nga rendesia. Te jesh shembetor i popullit nuk do te thote te jesh skllav i askujt IDIOT. Me tregon dhe shtepite me qera kur ketu edhe infermieret nuk te kapin me dore pa 20 mij lek nen dore. Kjo eshte kultura e dhjere qe na ka injektuar periudha e ndritur e demokracise. Ne gjermani si qen ne pune me 60 ore ne jave e nga 18 ore turni se ndryshe nuk te del rroga. Edhe e qajne Shqiperine. Lere ca pordhesh bejne lart e poshte. E njoh shume mire sistemin e huaj,ne shqiperi duan parate por jo punen. Studentet ne Gjermani per mjeksi lajne halet dhe bythen e te droguarve e pijaneceve per te marre eksperience. Kuptohet jo te gjithe jane njesoj ne Shqiperi se shumica e te rinjve jane shume te sjellshem dhe jane nje breze qe kane potential te madhe. Shume te tjere po kthehen nga jashte per te punuar ne Shqiperi.

    • @Doktori: 05/07/2023 19:14

      Une deri me sot koleget e mi i kam me qera akoma nga 36-40 vjec. Keto vilat se ku i shikon ti, jane ne mendjen tende dhe te Rames. Mjeku nuk eshte sherbetori jot zoteri.. Diplomimi ne mjekesi sdo te thote te punosh vec mjek..mund te punosh konsulent, ne farmaceutike, marketing, administrator ne inst.shendetesore, etj.. keshtu qe ky detyrim eshte antikushtetues..suplementi i diplomes se mjekut nuk thote qe do jesh vetem klinicist, ka dhe pune alternative qe behen me diplome mjekesie. Por, ku ta dish ti? Te ka erresuar gjykimin injoranca dhe propaganda

    • Doktori: 05/07/2023 17:37

      Kjo periudha e ndritur 32 vjecare e demokracise na ka sjelle ne kete gjendje qe nuk ka mjek dhe keta studenta ( jo te gjithe se shumica nuk jane legena) dalin ne proteste kunder popullit te vet. Boll hengret mot me 50 vjetet e para 90. Nuk i pengon kush te largohen dhe shkollimi nuk eshte me detyrim. Mund te zgjedhin nje dege tjeter dhe jane te lire te marrin diplome falas nga shteti e te ikin. Por shume te rinj nuk e fitojne degen e mjeksise dhe ata qe e fitojne jane te privilegjuar. Duke u larguar nga vendi sapo merr diplomen pasi ke shpenzuar parate e taksapaguesve por nuk ju sherben asnje dite. Me keq akoma I zure vendin nje tjetri qe fare mire mund te mbaronte shkollen e rrinte ne Shqiperi. Mjek ne shqiperi keq nga ekonomia nuk ka, mund te jene keq me te tjerat por nga ekonomia jo. Me vila, me makina te shtrenjta e klinika private i ke te gjithe.

    • Boti: 05/07/2023 16:56

      Ai sistem i kalbur qe punon vetem per surratet e ketyre zagareve, hakmerret ndaj studenteve, ngase jane te paafte te permiresojne kushtet e punes dhe ti ftojne mjeket te punojne ne vendin e tyre..qe jam sh i sigurt askush nuk eshte larguar me deshire dhe pa arsye te forta te lodhur me meritokracine, pagat e uleta, jetesen e pasigurte..etj..

  • henri: 05/07/2023 16:18

    Kjo eshte shum e drejte, ata qe nuk e duan le te shkojne ne universitete private.

    Përgjigju
    • Riku: 05/07/2023 17:22

      Fuqinë punëtore e keni dëbuar nga Shqipëria, tani jepini dhe shkatërroni dhe sistemin arsimor ku as studentë nuk do gjeni më

  • Landi: 05/07/2023 16:01

    5 vite sherbim ndaj popullit qe u pagoi me taksat e tij 5 vite studime. Shume dakord.

    Përgjigju
    • Doktori: 05/07/2023 17:26

      Ore suflaqe nuk eshte keq te hash po ti o Boti qe ngele duke ngrene mot si i behet apo te pelqen? Ikni o legena njerez, te rinjte neper Evrope e Amerike punojne vullnetare per te marre eksperience ndersa keta ne shqiperi dashkan liri ti bihen qylit. Ne Gjermani nuk lini byth pa lare e banjo pa pastruar neper spitale ndersa me popullin tuaj hunda perpjet.

    • Boti: 05/07/2023 16:57

      Po inxhinierite, mesuesia nuk paguan shteti universitetin per keta..ik o mavri ha nanj sufllaqe andej..

  • Faik: 05/07/2023 15:59

    Rrisni PAGAT , O Qeveri e KRIMIT dhe POLITIKANÈ KRIMINELÈ , HAJDUTÈ dhe KUSARÈ !! Sepse pèr interesat tuaja , u bèté bashké dhe VOTUAT RITJEN e PAGAVE 3 fish !!! NEVERI dhe URREJTJE pèr 140 BANDITÈT dhe HAJDUTÈT e Parlamentit qè NUK pèrfaqèsojné POPULLIN SHQIPTAR !!! NEVERI dhe URRJETJE pèr Qeverinè ,Ministrat dhe Ministreshat e HAJDUTÈRISÉ !!! NEVERI dhe URREJTJE pèr OPOZITÉN KRIMINALE té PD+LesheLi +Pr+Pdbnj+Pad +Lzhk+Pdiu etj etj etj , qé duan tè vijné né PUSHT-et , pèr té VJEDHUR dhe GRABITUR POPULLIN SHQIPTAR !!!

    Përgjigju
  • tori: 05/07/2023 15:52

    Beje me detyrim qe secili politikan ti arsimoje dhe ti mbaje femijet e vet min 10 vite ne pune administrate pa te drejte pozicioni drejtuesi dhe te shohim c ndodh.

    Përgjigju
    • @tori: 05/07/2023 17:30

      Zaho do bohet mret, a ke inot?

  • Alda: 05/07/2023 15:18

    Pse keshtu do ta ndalosh?Po rinia iken ne Itali po te doje,ben atje 18 muaj kurs per infermjere .Kualifikohet,diplomihet dhe te pretdh ty mu ne diplome.!

    Përgjigju
    • Mjeku: 05/07/2023 17:28

      Po pse nuk ikin meqe qenka kshu? Apo duan te arsimohen falas ne Shqiperi?

    • Allai billai: 05/07/2023 17:27

      Arka e shtetit zbrazët kur zbrazët Shqipëria, kur ikin krahu i punës, ikin rinia të studjojnë jashtë e punojnë jashtë. Arka zbrazët çdo ditë. Ti e di pasuri të arkës floririn o tunxh. Po pasuria janë njerëzit.

    • Lexues: 05/07/2023 16:22

      Kush e ka ndare mendjen te ike, do ike. Po te pakten keshtu nuk zbrazet arka e shtetit. Shteti shpenzon miliona euro per te subvencionuar studimet e larte per mjekesi.

    • Ben: 05/07/2023 16:13

      po 18 muaj kurs per tw nderruar pampersat e pleqve se per gje tjeter sben ai kurs .smund te krahasohet me dipllomen e mjekesise o testa di cazzo.

  • Lala: 05/07/2023 14:49

    Duket se SA mbeshtetje Kan Studentet e mjekesise NGA Nr I tyre ne proteste.per disa gjera duhet Diktature.te Jap shkoll me sherbe .Ste pelqen shko ne privat.e drejta ime kushtetuese per sherbime mjekesore e shumezon me 0 pretendimet e studenteve.ju dua shume.ne fshatra duhet to coni te mesojn zanatin e mjekut

    Përgjigju
  • skelari: 05/07/2023 14:46

    Mase logjike dhe e nevojshme. Personalisht e kam shprehur ne komente keto vite, per tema te lidhura me largimin e profesionisteve te rinj te arsimuar nga sistemi shteteror. Une do shtoja madje qe edhe shlyerja me pagese nuk eshte e drejte, sepse pagesa mund te kompesoje financiarisht sistemin, por nuk zevendeson dot mundesine e humbur nga dikush tjeter qe nuk u fut ne universitet sepse vendin e fitoi personi qe do te largohet. Njerezit duhet te kuptojne qe ligjet e shtetit jane per te ruajtur ekujlibra dhe mireqenie te gjithe shtetasve, dhe ne fund te fundit keto rregulla arsimimi po u paraqiten qe ne fillim te "lojes". Maturantet jane te lire ne zgjedhje. Per mua eshte e vonuar madje...

    Përgjigju
    • Populli: 05/07/2023 19:14

      Ik mor shpellar

  • Emigranti: 05/07/2023 14:45

    Kjo greve eshte me ispiracion politike dhe konkretisht ne Gjermani studentet financohen nga shteti,pas mbarimit të studimeve,financimi i paguhet shtetit me rate. Prandaj keto „studente“mos lejojne qe politika non grata ti terheqe per hunde.

    Përgjigju
  • sako: 05/07/2023 14:43

    dakort 5 vjet, por rrogen duhet ta caktojne vete

    Përgjigju
    • Super-duper-talent: 05/07/2023 16:28

      Dakort rrogen ta caktojne vete po pagesa te behet me lira turke ose dollare te Zimbabvit.

  • Dora d'istria: 05/07/2023 14:17

    10 vjet tua kishit bere boll u kemi perkedhelur koken te punoje ne shqiperi dhe me nje kembe dhe aty ku kan nevoje njerzit, jane njelloj si ata ne maje te malit e si ata ne qytet prandaj ta mbyllin gojen dhe ti sherbejne vendit te tyre kudo ku ka nevoje. Rrogat jane shume te mira keto standarte ka vendi yne prandaj shtrini kembet sa kemi jorganin dhe lerini denglat se nuk na i beni vezet me dy te verdha by.... juaj.

    Përgjigju
  • Alvanosi: 05/07/2023 13:48

    tani e tutje gjithnjë e më pak mjekë. Detyrimi s'funksionon, incentivimi po: duke filluar nga rrogat më të larta për sektorin e shëndetsisë.

    Përgjigju
    • Arriti fundin: 05/07/2023 17:31

      Mos i bjer murit me kokë i thanë komunistit se nuk thyhet murri, koka thyhet. Jo tha ai do i bie. Dhe ju thye koka.

  • Durrsaku: 05/07/2023 13:39

    Shkolla espirale private ka gjith bota ! Shteti shqiptar duhet te investoj serjozisht ne shendetsi dhe arsim !!

    Përgjigju
  • e drejta: 05/07/2023 13:28

    BRAVO Z.KRYEMINISTER....

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/07/2023 16:34

      Bravo kryeminister TRADHTAR…!

  • Turi: 05/07/2023 13:25

    Nese shteti do vertet te behet duhet te ndaloje shkollat dhe spitalet private ne vend , dhe tju bej rrogen me te mire

    Përgjigju
    • Geri: 05/07/2023 13:57

      Ose..., ata qe nuk pranojne marreveshjen, te shkojne ke privati. Thjesht fare!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?