Kryetari i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së konferencës së kryetarëve ka deklaruar se me Rithemelimin kanë rënë dakord me objektet e Komisioneve Hetimore, konkretisht për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
“Përfunduam atë që kishim nisur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Është rënë dakord për objektet e dy komisioneve hetimore, për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe chechk up dhe TIMS”.
Ai nënvizoi se gjithashtu kanë rënë dakord që të ngrenë një grup pune në komisionin e ligjeve për të garantuar dialogun mes palëve për ligje që kërkojnë tre të pestat e votave.
“Ramë dakort që të mandatojmë komisionin e ligjeve për të ngritur një platformë brenda komisionit të ligjeve për të krijuar dialog politik për ligje që janë pjesë e agjendës së BE. Emrat do i kalojmë javës tjetër. Nuk është nënkomision. Brenda komisionit të ligjeve do ngrihet një platformë një grup pune. Ajo duhet të garantojë dialogun politik për ligje që kërkojnë 3/5 dhe që kanë të bëjnë me BE.”
Lajmi kryesor:
DRAFTI/ Finalizohen negociatat PS-Rithemelimi, miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore për TIMS dhe PPP në Shëndetësi
B.K//ReportTv.al