Burime për Report Tv kanë zbuluar se cfarë po ndodh në mbledhjen surprizë që ka nisur prej 2 orësh mes deputetëve të PD. Mësohet se prej më shumë se dy orësh po bëhen diskutime informale sesi do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë.
Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin duke thënë: “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike.”
Së fundmi, Salianji i është bashkuar grupit të Berishës pasi ishte i pranishëm edhe në protestën e 7 korrikut.
Lajmi kryesor:
Deputetët e PD që nuk i janë bashkuar Berishës mbledhje surprizë, burime për Report Tv: Diskutojnë për të ardhmen! Bardhi e Alibeaj, besnikët e vetëm të Bashës
//ReportTv.al