Tiranë- U mblodh sot Këshilli Kombëtar i Integrimit (KKIE), që ka të bëjë me raportimin e deritanishëm dhe ecurinë e procesit ligjor dhe politik të integrimit të vendit drejt BE-së.
I pranishëm në këtë takim edhe ambasadori i bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryetarja Jorida Tabaku, deputete e PD-së dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Integrimit, si dhe Majlinda Dhuka, Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore.
Pasi u bë analiza e ecurisë për vitin 2024, ministrja Dhuka tha se “Shqipëria ndodhet në finishin e saj në rrugën e integrimit në BE dhe se kjo pranverë do ketë e bukur për vendin”.
Ambasadori i BE-së, Gozato përgëzoi Shqipërinë për ecurinë e deritanishme me hapa të shpejtë dhe të sigurt, duke thënë se ka pasur progres dhe se BE e mbështet fuqishëm integrimin e vendit.
“Do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme. Kemi pasur progres në negociatat me BE. Çelja e negociatave për grupkapitullin 2, që është tregu u brendshëm, dhe grupkapitullin 3, që është konkurrueshmëria është gati duke u arritur. Shqipëria ka çuar qëndrimin e vet negociues 10 ditë më parë dhe BE po përgatit qëndrimin e vet që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresojmë që të gjithë grupkapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është hapja e grupkapitujve por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat. Ndaj mbështesim objektivin dhe qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme”, tha ai.
Gjithashtu vlerësoi edhe bashkëpunimin dhe vullnetin politik mes palëve për të bashkëpunuar në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
“Nuk ka më kohë për zvarritje dhe BE është e gatshme të bashkëpunojë edhe me Parlamentin për të shtyrë më tej punën. Parlamenti është angazhuar për të rritur transparencën, integritetin dhe aksesin e qytetarëve. Kuvendi luan rol më të përgjegjshëm për të promovuar debatin dhe konsensusin. Ashtu siç e ka thënë komisionerja Marta Kos, që do e thotë edhe gjatë vizitës së saj këtë fundjavë, ky proces është i rëndësishëm. Nuk bëhet fjalë vetëm për llogaridhënie, por edhe faktorë të tjerë. Përgëzoj zonjën Tabaku për përpjekjet e bëra deri tani për ecurinë e punës dhe bashkëpunimin”, tha Gonzato.
Gonzato nënvizoi edhe një nga çështjet që ishte rend dite, lufta ndaj diskriminimit dhe adaptimi i ligjeve e direktivave të BE-së në ligjet shqiptare.
“Vlerësoj edhe fokusin sot për diskriminimin, pasi barazia është ndër themelet e BE-së, për të luftuar diskriminimin. Tani kemi edhe dy direktiva të reja, e shpresoj se legjislacioni shqiptar do jetë në linjë me këto dy direktiva. Ruajtje e autoritetit të këtij këshilli dhe komisionerit në çuarjen e prioriteteve përpara”, tha ambasadori ndër të tjera.
Kurse ministrja Dhuka bëri rezumenë e punës për vitin 2024 në lidhje me Integrimin, si ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore, duke theksuar se këto kohë mbahen edhe takime me rëndësi dhe samite për negociatat. Ajo theksoi se viti 2024 shënoi përparime edhe në klimën dhe zhvillimin e biznesit dhe ecurinë drjet tregut të BE-së.
“Shqipëria ndodhet në finish drejt BE-së dhe kjo pranverë do jetë e bukur për vendin. Së fundmi është vendosur hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë, një urë e fortë lidhëse dhe një hap i madh para në prioritetet e Shqipërisë. Një afirmim i rëndësishëm i rolit të Shqipërisë në Ballkanin perëndimor, që kontribuon për paqen dhe progresin drejt familjes evropiane”, tha Dhuka mes të tjerash.
Jorida Tabaku dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, sot në mbledhjen e KKIE
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur sot gjatë mbledhjes së radhës, ku merrte pjesë edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, shqetësimin e saj të madh për pengesat institucionale dhe politike që kanë bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një deklaratë gjatë mbledhjes së KKIE-së, Tabaku theksoi se për muaj të tërë ky këshill është penguar të ushtrojë funksionet e tij për shkak të lëvizjeve të mazhorancës për të krijuar komisione paralele, duke dobësuar kështu institucionet demokratike.
"Një demokraci europiane respekton institucionet e saj dhe nuk i dublon ato. Ata që e bëjnë këtë e kanë shumë të qartë situatën, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme," deklaroi, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme", deklaroi Tabaku.
Ajo shtoi se vendi ndodhet në një moment vendimtar për procesin e negociatave me BE-në, pasi po afrohen zgjedhjet dhe Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me katër grupkapituj.
"Një proces që, në gjykimin tim dhe të forcës politike që unë përfaqësoj, duhej të kishte nisur që në vitin 2013. Por për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti", u shpreh ajo.
Komente

Ashtu duhej te ishte ,po Ka qe nuk eshte sidomos e forces tende politike. Kriminale
Përgjigju