Gjiknuri opozitës jashtëparlamentare: Ejani bëni propozimet tuaj për ndryshimet kushtetuese

24 Korrik 2020, 08:57| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 19:30

  • Share

Nëpërmjet një emaili përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri thotë se mbledhja e këshillit do të bëhet në orën 17:00 në pallatin e Kongreseve.

Në emailin e dërguar opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thotë se presim që të bëni propozimet tuaj për këtë çështje.

"Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës. 

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik. 

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme, e premte 24 korrik 2020, në orën 17:30 pranë ambjenteve të sallës Ovale te Pallati i Kongreseve,"-shkruan Gjiknuri në email.


Lajmi kryesor:

Këshilli Politik diskutime për listat e hapura 100%! Gjiknuri kërkon modele për propozimet e PD-së, Bylykbashi: Jua dhamë, por si pranuat


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?