Konstituohet Parlamenti Europian, i pranishëm edhe Fredi Beleri! Roberta Metsola sërish presidente

16 Korrik, 08:52| Përditesimi: 16 Korrik, 16:54

  • Share

Pasi u konstituua mëngjesin e kësaj të marte, parlamenti i ri Europian nisi mandatin e tij të dhjetë. Seanca u hap nga presidentja Roberta Metsola, e cila u konfirmua në këtë detyrë me pjesë dërrmuese votash, 562 nga 623 eurodeputetë që votuan në total. Rivalja e saj Irene Montero arriti të merrte vetëm, 61 vota.

"Me mbështetjen tuaj, unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për të bashkuar njerëzit. Kjo duhet të jetë një shtëpi që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë  dhe të ndryshojë. Lufta ndaj agresionit rus mbetet në krye të axhendës sonë”.

Metsola u zgjodh për herë të parë në janar 2022, pas vdekjes së papritur të paraardhësit të saj, David Sassoli. Që prej asaj kohe ajo ka pasur një qasje aktive si presidente, duke thelluar lidhjet personale me krerët e qeverive dhe për t'u shpjeguar qytetarëve rolin shpesh të keqkuptuar të Parlamentit.

Në mandatin e tij të dhjetë, Parlamenti Evropian do të ketë 720 vende, 15 më shumë se në fund të legjislaturës së mëparshme. Lena Schilling nga Austria (23 vjeç) është eurodeputetja më e re, ndërsa Leoluca Orlando nga Italia i moshës 77 vjeç është më i vjetri.

I pranishëm në seancë ishte edhe eurodeputeti Fredi Beleri i cili u zgjodh në Greqi në siglën e partisë “Demokracia e Re” të kryeministrit Mitsotakis. Para nisjes së seancës ai u prit nga nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas, i cili në rrjetet sociale shkruajti: “Evropa është liri e barabartë”!

Mediat greke shkruajnë se bashkëpunëtorët e Belerit janë të bindur se ai do të lirohet së shpejti, në mënyrë që në shtator të marrë plotësisht detyrën evropiane. Fredi Beleri shkoi në Strasburg falë lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke lënë qelitë e burgut të Fierit ku vuan dënimin për blerje votash në zgjedhjet e fundit lokale.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujtimi: 16/07/2024 19:55

    《Europa ashte liri e te gjitheve》 Por te besh nje postim te tille ne fb A mos duhet ditur perkufizimi i sakte i lirise ,aq me teper nga eurodeputetet e parlamentit europjan Ai nuk duhet te jete grumbullim mbeturinash çte hedhin forcat politike ne te Duhet te kete kushte e kritere jo per ide por per integritet personal mundesisht aq sa i kerkohet Shqiperise per figura te zgjedhura si ne pushtetin vendore dhe ate qendrore Turp per ate instuticion.........

    Përgjigju
  • QAMUSH REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/07/2024 16:02

    Hidrauliku Fredi Plera ēshtē turpi i parlamentit Evropjan. Tē jet njē qenef i till eurodeputet ēshtē turp i pa par.

    Përgjigju
  • grqiA: 16/07/2024 09:31

    O turkos Bejleris ine Eurodeputetos. Erdogani është krenar për ADN e tij.

    Përgjigju
    • Meri: 16/07/2024 13:22

      Cne turk beleri? Turqit jan m te bukur se ky, ky duket kaukazas

  • Arben: 16/07/2024 09:20

    Turp i madh per Europen! BE ka prekur fundin! Pervec qe Beleri eshte nje hidraulik injorant dhe i shemtuar ai eshte edhe i denuar ne Shqiperi per blerje votash! Ndoshta ka gisht edhe ne atentatin e Peshkepise para 30 vitesh! Faqja e zeze per BE!

    Përgjigju
    • Po pra: 16/07/2024 09:36

      duhet te perpiqemi te gjithe ti mbushim mendjen botes, se ne rilindasit jemi rraca madheshtori e kontinentit. Rrofte xhaxhi Rama!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?