Mbolli kanabis në ballkon, Enca Haxhiaj rrezikon 3 deri në 7 vite burg! Avokati: Kodi Penal s'përcakton limit të drogës për përdorim vetjak

13 Shtator 2023, 16:06| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Këngëtarja Enca Haxhiaj, e arrestuar të martën (12 shtator) për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë del të enjten para gjykatës për masën e sigurisë. Prokuroria, para se të përpilojë kërkesën drejtuar gjykatës, ka kërkuar analizë laboratorike për të verifikuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar. Në një dokument nga dosja, të siguruar nga Report Tv, policia shkruan se pas arrestimit, Enca Haxhiaj ka pranuar se është përdoruese e kanabisit.

Ajo sqaron se bimët i ka mbjellë vetë ajo, për kuriozitet dhe për nevojat e saj personale. Megjithatë nëse shpallet fajtore në fund të gjykimit, me sasinë e bimëve narkotike të kapura në banesën e saj këngëtarja rrezikon nga 3 deri në 7 vjet burg, një penalitet i njëjtë edhe për ata që kapen me parcela të mbjella me drogë. Në raport thuhet se bimët narkotike në ballkonin e banesës së këngëtares në katin e 4, në Lundër, kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër. Juristi Robert Karati thotë se në Kodi Penal duhet ndryshuar, për të përshtatur masat e dënimit me sasinë e lëndës narkotike që kapet, apo edhe rastet e kultivuar ose në shitje.

“Si një persona që merret me disa gramë, si një person që merret me disa kilogramë, si një që merret me maune ose me sasi të madhe, është e njëjta dispozitë. Ka pasur një iniciativë për ta çuar në Parlament dhe për të bërë një nën ndarje të tillë. Si rregull duhet, ligji është për të mos i nxitur njerëzit, por është për të marr atë që meritojnë”, tha avokati Robert Karati.

Kodi Penal nuk e ka të përcaktuar një limit të sasisë së lëndës narkotike që konsiderohet dozë për përdorim vetjak. Që gjykata ta konsiderojë si të tillë, një të arrestuar që kapet më sasi sado të vogël, duhet që kaloj në disa faza hetimi, nga përjashtimi që nuk është shpërndarës, deri tek akt-ekspertiza që përcakton nëse ka gjurmë në organizëm dhe dozën për konsum personal të lëndës narkotike.

“Doza e vogël konsiderohet ajo që është rast pas rasti. Tek një person 0.5, 0.6 mund të konsiderohet dozë e vogël, tek një person tjetër mund të konsiderohet jo dozë e vogël, përcaktohet me akt-ekspertimi. Fakti është që 284-a (Kultivimi i lëndëve narkotike) e konsidero vepër penale edhe faktin që ti e ke mbjellë. Në këtë rast, nëse kjo sasi, kjo rrënjë, sa do mbjelli, dhe nëse rrënjë që do mbillen, këto boçe që do vilen, a duhet të quhet dozë e vogël për përdorim të njëhershëm?”, vijon ai.

Në kryeqytet, pjesa më e madhe e personave që bien në prangat e policisë tentojnë të mbrohen me faktin se janë përdorues kur kapen me pak doza. Por, kualifikimi i tyre si përdorues bëhet pasi sektori i narkotikëve vërteton se nuk ka lidhje me anëtarë të grupeve kriminale dhe me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fansi i ences: 14/09/2023 04:12

    ore debila kanabisi ne amerike eshte legal..shitet ne dyqane..lereni encen rehat,,nuk keni keq nga vajzat ,,keq keni nga qeveritaret qe po ju vjedhin buken e gojes.. ajo e zbukuron tiranen...

    Përgjigju
    • Klaus: 14/09/2023 13:29

      Po cfare lidhje kane ligjet ne Amerike me ligjet tona o hajvani i hajvaneve?

    • A. N.: 14/09/2023 13:16

      Per ate pune ne amerike ke edhe moshen te mbash automatikun por jo te pish nje teke whisky.

  • Enca dhe kanabisi: 13/09/2023 23:08

    Meqe ska limit sipas avokatit enca duhet te kishte nje sere me 100 bime,edhe te thoshte qe pi shume,edhe une mendova ku i gjeti leket per xhrio me varke..

    Përgjigju
  • Enca bisha: 13/09/2023 22:37

    Kjo duhet te ket te pakten 3-4 akuza Per mos te thene me shume.. Trafik droge, prostitucion, pastrim parash, perkrahje e autorve te krimit, Eskorte , intimidim te vajzave nen moshe, enca eshte neveri ne shoqeri eshte ndikim real dhe shume i demshem, nje shkaterrim dhe degjenerim shoqerie kaq te varfer dhe me nivel kaq te dobet fatkeqsisht... dhe mos deklarim pasurie normalisht se nje njeri kot pa vlere, Ku i mori leket per makina e shpia e vila tek pulle nje cope mishi Pa pike lidhje e pa pike shije femrore e njerzore.

    Përgjigju
    • Beni: 14/09/2023 00:36

      Po ka hap kembet er ti aty i gjeti leket ne Dubai ku tjeter

  • E verteta: 13/09/2023 20:31

    Ligji nuk ka fuqi prapavepruese Zoti Jurist. Kur te ndryshohet kodi penal atehere te mbjelle prape. Personalist nuk jam per denimin e perdoruesve dhe as ketyre qe kane mbjelle nw ballkon 2 - 3 bime per perdorim vetiak, por Enca dhe te gjithe lloni i Encrave duhet te vuajne denimin si te gjithe djemte dhe vajzat e nenave qe jane dergjur burgjeve gjithe keto vite. Nena i ka bere ata, nena e ka bere dhe Encen. Ligji njelloj per te gjithe kjo eshte ceshtja.

    Përgjigju
  • Roko: 13/09/2023 18:38

    Kjo duhet te shkonte ne afrike dhe te vazhdonte aplikimin e te drejtave vetjake pa limit

    Përgjigju
  • Juri: 13/09/2023 18:05

    Meqe nuk ka limit edhe une do mbjell nja 2000 rrenje dhe po me kapen do them e kam per perdorim vetjak. Bravo avokat e ke gjet.

    Përgjigju
  • Enca dubai: 13/09/2023 18:04

    Te bej te pakten 10 vjet burg kjo femer dubai..rrugacja

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 13/09/2023 17:28

    Perdorim vetiak?Sa e Ka dozen e perdorimit vetiak kjo kengetarja me fame boterore?Sipas llogarive:-cikli deri ne pjekje kanabisit eshte tre muaj.Nga 50 gr. Per vazo Per cdo tre muaj ne nje vit bejne 250 gr x 4= 1000 gr,ose nje kg.Pra nuk eshte per vetiake ,por per nje tregeti te Vogel me cmim te madh,per pasoje dhe fitimi.

    Përgjigju
    • Arber: 14/09/2023 07:39

      Sa per korrektsi 300 gram nga nje lule

  • Shaban: 13/09/2023 17:18

    Po mi zemra po, 3 ndryshojme ligjin kur te dalesh mbas 3 vjetesh. Fukarai e mbjell per te ngrene buke dhe kur e kapin shkon ne burg, ti e mbolle per qef keshtu qe kendo ca kohe ne qeli me shoqet.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/09/2023 12:00

      3 vjet burg? Kjo sapo doli nga burgu or teeeejjjjj

  • Kastriot: 13/09/2023 17:15

    Enca duhet t lirohet or tejjj se ka gjoksin e madh hhahah

    Përgjigju
  • Jona: 13/09/2023 16:29

    Jepjani dhe zekon me vete te dhoma burgut meqe na solli ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?