Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të të dhënave të qytetarëve. Meta e cilësoi si krim publikimin e të dhënave dhe i bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë sipas tij aferë. Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave. Ndërkaq e konsideroi Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç patronazhist te Edi Ramës.
“Vlora do ia bëj fora, do të jem atje në numërimin e votave dhe do kem në vëzhgim komisionarët e opozitës, janë të gatshëm të japin jetën. Kudo në gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet, jeta intime e qytetarëve shqiptarë, është prekur ai, kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë. Por patronazhsitët të dalin atje se me ca dalin politikanët, gjyqtarët, kjo nuk shkon. Do të këtë fakte se si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të caktuar të opzoitës, për të bërë gjasme opozitë.
Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Marshimi i 2 marsit më 25 prill, do të jetë atje. Do të kemi zhvillime. Mosveprimi në kohë i Prokurorisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë E dimë se ca ndodhi nga zvarritja e hetimeve që kanë mbajtur peng Shqipërinë, është skandaloze nëse drejtësia nuk vepron. Shpresoj të veprojë dhe do të kemi konferenca shtypi çdo dy tre orë. I themi qytetarëve që për faktet, jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua kush ishte patronazhisti i kryeministrit tonë, se është çmendur Ilir Meta se sheh armiq kudo.
Po Shqipëria do të ketë armiq, sepse jemi vend i mrekullueshëm, është një Zvicër me det dhe Referendumi do e bëjë vërtetë një Zvicër me det. 10 mijë të punësuar të rinj në administratë vitin e fundit. Të dashur sipërmarrës, sa prej jush kanë humbur vendin e punës në një vit? Pa frikë shkon 100 mijë. Si shpjegohet që gati 100 mijë shqiptarë kanë mbyllur vendin e punës dhe në administratë janë shtuar 10 mijë, shumica e tyre janë fuksat e rehabilituar aty. Mirë që na survejojnë dhe spiunojnë, por duhet t’i mbajmë me rrogë”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta kërcënon Bashën: Opozita merr mbi 90 mandate, mos guxo se s'të lë unë t'i shesësh! Komisionerët vlonjatë të japin jetën për mbrojtjen e votës
//ReportTv.al