ITALI - E premte, 23 maj 2025. Kjo datë për një mes Napolit dhe Interit do futet në histori, pasi Serie A sheh sot dy sfida titulli, aty ku një skuadër do shpallet kampione për këtë sezon.
Me fillim nga ora 20:45 sytë e dashamirësve të Serie A do jenë në Como dhe Napoli. Këta të fundit presin në shtëpi Cagliarin që nuk ka objektiva pasi e ka siguruar qëndrimin në elitë, teksa Interi udhëton në Como, por jo për turizëm në liqenin e famshëm të kësaj zone. Djemtë e Inzaghit kërkojnë të bëjë detyrën e tyre dhe më pas të shpresojnë te hapi fals i napoletanëve.
Napoli i Contes mban kreun me 79 pikë, një më shumë se Interi i Inzaghit. Cagliari dhe Como, dy skuadra të kalueshme dhe pa objektiva, por Napoli ka avantazhin e një pike dhe duket se një më shumë të bën kampion.
Në fund e sigurt është se një shqiptar do gëzojë dhe një do hidhërohet. Amir Rrahmani kërkon të shijojë trofeun e dytë kampion me Napolin, po kështu edhe Kristjan Asllani në anën tjetër.
Duke nisur nga ora 20:45 Serie A ndan sot çmimet "Oscar" dhe tifozët bëjnë mirë të ndajnë ekranin në dy pjesë, pasi sfidat janë për ata me zemër të fortë dhe titulli kampion në Serie A do vendoset në çastet e fundit.
Serie A, raundi i 38-të (i fundit):
E premte, 23 maj 2025 - 20:45
Como - Inter
Napoli - Cagliari
Renditja:
Me mendjen te finalja e Champions League kundër PSG-së më 31 maj në Mynih, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka zgjedhur mos hedhë në fushë lojtarët më të mirë në Serie A.
Këtë mbrëmje zikaltërit luajnë me Comon në udhëtim dhe duan tri pikë pasi janë në garë për titullin kampion në Serie A. Paçka se Napoli është një pikë më shumë, gara vijon të jetë e hapur dhe matematika lejon të shpresosh.
Trajneri Inzaghi ka vendosur të luaj me vetëm tre titullarë fiks këtë mbrëmje. Sommer, Dimarco dhe Calhanoglu janë tre emrat e vetëm të formacionit, ndërsa nga minuta e parë projektohet Kristjan Asllani.
Formacioni i mundshëm:
Inter (3-4-2-1): Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Darmian, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Zaleëski, Correa; Taremi
Brohoritje, fishekzjarre dhe bori që bien. Një shije e asaj që i pret lojtarët e Cagliarit në 'Maradona' gjatë kësaj mbrëmjeje.
Për titullin kampion duhet bërë gjithçka. Mbi 400 skuterë dhe një mijë tifozë të Napolit parakaluan gjatë natës në 'Fuorigrotta' përpara hotelit ku po qëndronte Cagliari, kundërshtari i të kaltërve në ndeshjen që mund t'i sjellë titullin e katërt në histori Napolit.
Për të prishur gjumin e trajnerit Nicola dhe lojtarëve miq pati tinguj boriesh dhe fishekzjarre, të shoqëruara me brohoritje. Një antipastë për ekipin nga Sardegna që tregon se çfarë atmosfere i pret sonte në stadiumin 'Maradona'.
Biletat u shitën në më pak se katër orë nga dalja në treg dhe 500,000 tifozë janë në radhë virtuale për të rrëmbyer një biletë të çmuar në minutën e fundit. Megjithatë, shumë do të duhet të pajtohen me përjetimin e ndeshjes nga jashtë "Diego Armando Maradonas".
Komente
