Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ja kush është në shënjestër

19 Maj 2023, 09:24| Përditesimi: 19 Maj 2023, 09:26

  • Share

Ndërsa samiti i G7 po zhvillohet në Japoni, Britania e Madhe ka njoftuar një valë të re sanksionesh ruse që synojnë 86 biznese dhe njerëz të lidhur me luftën.

Dje u konfirmuan ndalimet e importit të diamanteve dhe metaleve ruse, e ndërsa prej kohësh shtetet kanë ndëshkuar Rusinë dhe sulmin e saj ndaj Ukrainës përmes sanksioneve të ndryshme ekonomike dhe politike.

Këtu është një përmbledhje se kush është në shënjestër sipas paketës së sanksioneve të reja

Energjia

Kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom UMATEX, i cili prodhon materiale të përbëra të bazuara në fibra karboni për Rosatom

TRINITI, kërkimi dhe zhvillimi i të cilit në fizikën lazer financohet drejtpërdrejt nga Urdhri i Mbrojtjes Shtetërore të Rusisë

Oleg Romanenko, një zyrtar kryesor në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

13 anëtarë të bordit të drejtorëve të Gazprom-Neft

Pesë anëtarë të bordit të drejtorëve të Transneft

Metalet

Igor Altushkin, oligarku miliarder që zotëron kompaninë ruse të bakrit

Tetë kompani të tjera të lidhura me prodhimin e metaleve në Rusi

Ndalimi i importeve të metaleve ruse duke përfshirë aluminin, nikelin dhe bakrin

Transporti

24 individë dhe subjekte të lidhura me shërbimet e transportit të Rusisë

Kjo përfshin Paëell Shipping Co, State Grain Corporation (GZO) dhe drejtorin e tyre Nikita Busel, të cilët janë të lidhur me vjedhjen sistematike të grurit ukrainas

Gjashtë kompani të mëdha ruse të transportit

Ushtarake

20 drejtues dhe kompani të mbrojtjes - duke përfshirë Alan Valerievich Lushinkov dhe Vladimir Nikolaevich Lepin, të cilët janë të dy drejtorë të SHA Concern Kalashnikov, e cila prodhon 95% të të gjitha armëve të zjarrit në Rusi 

SHA BMZ, e cila ka prodhuar mina kundër personelit dhe antitank

SHA Motovilikhinskiye, një degë e pakicës e konglomeratit rus të mbrojtjes Rostec, e cila prodhon obusa

Bankat

Pesë institucione financiare duke përfshirë SHA Dom RF dhe Bankën e Investimeve Metalurgjike


Lajmi kryesor:

Lufta/ Dritë jeshile nga Joe Biden për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët 'F-16' të prodhuar nga SHBA! Moska shpall non-grata Obamën


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?