Presidenti i Jordanisë Abdullah II bin Al Hussein zhvilloi sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Fillimisht ai u prit me ceremoni zyrtare nga kreu i Shtetit Bajram Begaj me të cilin pati një takim kokë më kokë, ku Presidenti vlerësoi rolin kyç të Jordanisë për paqen në Lindjen e Mesme.
Rritja e dialogut politik dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike, nxitja e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, vijimi i bashkëpunimit shumëpalësh në nivel ndërkombëtar, mbështetja e Kosovës në arenën ndërkombëtare, qëndrimi i palëkundur i Shqipërisë në dënimin e çdo forme dhune e terrori, si dhe mbështetja e zgjidhjes së situatës në Lindjen e Mesme me dy shtete, ishin në fokus të takimit mes Kreut të Shtetit dhe Mbretit të Jordanisë.
“Verësoj marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore Shqipëri-Jordani, të cilat mbështeten mbi bazat e respektimit të parimeve të sovranitetit, interesit të ndërsjellë, zgjerimit të marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe”, është shprehur Begaj mes të tjerash.
Ai vuri theksin edhe te vullneti i përbashkët për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim përmes forcimit të dialogut politik, shkëmbimit të vizitave, si dhe nëpërmjet plotësimit të kuadrit institucional të bashkëpunimit.
“Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në fushat e turizmit dhe kulturës, të rritjes së shkëmbimeve tregtare, të investimeve jordaneze në Shqipëri dhe shtimin e numrit të turistëve. Për këtë, Presidenti i Republikës u shpreh se shteti shqiptar është i gatshëm të plotësojë kornizën e plotë ligjore që lehtëson bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar për këtë takim.
Më pas, Mbreti i Jordanisë takoi zhvilloi një takim edhe kryeministrin Edi Rama.
"I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht", shkroi Rama.
Pjesë e rëndësishme e takimeve ishin zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Kreu i Shtetit i kërkoi Madhërisë së Tij, Abdullah II bin Al Hussein, edhe mbështetjen e Jordanisë ndaj Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria dhe faktori shqiptar në rajon ka bërë dhe bën përpjekje të vazhdueshme për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, pasi e konsideron këtë si të vetmen rrugë për një të ardhme Euroatlantike dhe në të mirë të qytetarëve të këtij rajoni.
“Shqipëria vlerëson rolin kyç të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme. Promovimin e ekuilibrave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje të sigurisë”, tha Begaj.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë, që është i njëjtë me atë të Jordanisë, se e vetmja rrugë për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit në Lindjen e Mesme është zgjidhja me dy shtete.
Presidenti i Republikës vlerësoi rolin drejtues të Jordanisë dhe Madhërisë së Tij, Mbretit Adbdullah II, në iniciativën e Procesit të Aqaba-s, si një nismë e suksesshme dhe me rezultate konkrete në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka mbështetur hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani dhe e vlerëson maksimalisht Jordaninë si vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s.
Në fund të takimit, Presidenti Begaj theksoi se, përballë sfidave të sigurisë, Jordania mbetet një kolonë e fortë stabiliteti dhe ne jemi të përkushtuar të forcojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, duke adresuar sfidat e përbashkëta dhe forcuar vlerat që na bashkojnë.
Mbreti jordanez u prit në kryeministri edhe nga Edi Rama në orën 13:45.
Kjo nuk është hera e parë që mbreti jordanez zhvillon një vizitë në Shqipëri. Më 12 Maj 2015, Abdullah II zhvilloi vizitë në Shqipëri ku u takua me presidentin asokohe Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në maj 2022.
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zyrtar, Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte.
Ky takim erdhi pak minuta pas atij në presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne.
Kryeministri publikoi edhe pamjet e takimit mes palëve.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shprehet kreu i qeverisë.
Komente
