Kajsi

Mbrojnë zemrën dhe ju ndihmojnë me gjumin, vlerat shëndetësore të kajsive

20 Korrik, 14:43
  • Share

Me veti antioksiduese, kajsia është e pasur me minerale dhe vitamina, prandaj nutricionistët e konsiderojnë si një nga frutat më të shëndetshme

Luftojnë kapsllëkun
Kajsitë, veçanërisht në versionin e tharë, janë shumë të dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku, sepse janë shumë të pasura me fibra.

Mbrojnë zemrën
Kajsitë janë të pasura me flavonoide, vitaminë C dhe vitaminë E, të cilat kanë një veprim antioksidues dhe janë të 'çmuara' për shëndetin e zemrës dhe arterieve. Ato janë në gjendje të ulin rrahjet e zemrës dhe të luftojnë radikalet e lira që plakin qelizat e zemrës dhe komponimet me veprim anti-inflamator.

Mbrojnë shikimin
Ky frut është i pasur me zeaksantinë dhe luteinë, antioksidantë që mbrojnë shikimin.

Janë të mira për lëkurën
Kajsitë janë të pasura me karotenoidë, pigmente përgjegjëse për ngjyrën e tyre portokalli, antioksidantë që ndihmojnë kundër veprimit të radikaleve të lira dhe stresit oksidativ të cilët rrisin rrezikun e shfaqjes së hershme të rrudhave dhe shenjat e plakjes.

Përmirësojnë gjumin
Kajsitë janë të pasura me vitamina B, të cilat lehtësojnë sintezën e melatoninës, hormonit të gjumit. Po ashtu përmbajnë kalcium dhe magnez, që ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?