Herdi Prenga me numrin 23

Sport

Herdi Prenga 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League

24 Janar, 09:35| Përditesimi: 24 Janar, 10:10

  • Share

Letonezët e Riga FS shkruan historinë në Europa League, teksa të enjte mposhtën 1-0 në fushën e tyre gjigantët e Ajax. Të themeluar në 2005 dhe kampionë të vendit të tyre, Riga iu fal golit të Markhiev në minutën e 78-të për të marrë tri pikë.

Pjesë e kësaj historie me ekipin e tij ishte edhe Herdi Prenga, mbrojtësi 30-vjeçar që prej dy sezonesh është pjesë e këtij ekipi. I formuar në futbollin kroat, Prenga ka qenë pjesë e Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb apo edhe e Kisvarda në Hungari, para se të kalonte te Riga në 2019 për herë të parë dhe të rikthehej më pas në verën e 2023.

Prenga në 2018 ka qenë pjesë edhe e Kombëtares A të Shqipërisë duke luajtur në dy takime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?