Adriatik Doga dhe Laert Haxhiu

Mbrojti në 2021-n hasmin e tij, zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga

3 Tetor 2023, 20:31| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 21:01

  • Share

Adriatik Doga, një nga tre objektivat që dyshohej se do vriste banda e Laert Haxhiut bashkë me dy prokuroret, në një intervistë të dhënë për Report Tv disa ditë më parë u shpreh se u takua me të penduarin Artan Tafani tre muaj më parë. Dëshminë e tij e sheh të pabesueshme madje thotë se pas arrestimit, familja e të riut, të cilën e njeh, i kërkoi ta mbronte si avokat në gjyq.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se avokati Adritik Doga do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin Tetor 2021 dhe motiv ishte pikërisht 31-vjeçari, Saimo Xheliu, një personash i botës së krimit në Lushnjë, të cilin Laert Haxhiu e kërkon me çdo kusht për ta vrarë.

Saimo Xheliu, është shok i ngushtë i Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, që së bashku përbëjnë fraksionin kundërshtar të Haxhiut dhe Julit të Pashakos në qytetin e Lushnjës. Laert Haxhiu, në dy raste, 25 shtator 2016 dhe në Tetor 2017, së bashku me persona të tjerë, ka derdhur breshëri plumbash automatiku, por pa mundur të vrasë Xhulio Shkurtin dhe Saimo Xheliun. 

Haxhiu, ka kërkuar që Adriatik Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij, që ai ka dashur ta vrasë dy herë, por pa mundur të realizojë qëllimin.

Artan Tafani u tha hetuesve në Elbasan se e gjithë logjistika për vrasjen e avokatit Adriatik Doga ishte bërë gati, por kur do të qëlloj drejt tij është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar grupin e vrasësve të tërhiqen për të mos shkaktuar viktima të pafajshme. Në rrëfim Tafani është shprehur se u vendos të pritej, por Doga ka hyrë brenda në shtëpi dhe nuk doli më, duke u bërë shkak për anulimin e vrasjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?