Mbyllen 80 biznese në Vlorë, Breshani: Situata e vështirë, efekti i pandemisë i fortë

17 Qershor 2020, 18:41| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 18:50

  • Share

Rreth 80 biznese janë mbyllur në Vlorë për shkak të situatës nga pandemia COVID-19. Kreu i Dhomës së Tregtisë në qytetin bregdetar, Arben Breshani konfirmon se situata në biznese mbetet e vështirë.

Më të goditura kryesisht janë biznesit e vogla. Ndërsa për rigjallërimin e ekonomisë, sytë sipas tij janë nga turistët e huaj, por situata nuk duket pozitive për shkak të mbylljes së kufijve dhe mungesës së lëvizjes. Për sa i përket një vale dhe mbyllje të dytë të vendit, Breshani shton do të ishte katastrofike për bizneset.

“Pandemia do të kishte pasoja. Sidomos në biznes. Pandemia shëndetësore është më e rëndësishme, por edhe në biznes është e rëndësishme. Biznesi është promotori i ekonomisë. Në qytetin e Vlorës janë rreth 80 biznese të vogla që janë mbyllur. Efekti i pandemisë është goxha i fortë. Të gjithë duhet të shpenzojnë pasi ndihmojnë. Rigjallërohet ekonomia. Ajo që është me e rëndësishme është biznesi i turizmit. Sa më mirë të jetë ky lloj biznesi aq më mirë do të jetë pandemia. Bizneset e mëdha nuk janë mbyllur. Po dëgjojmë se do të ketë një valë të dytë dhe një mbyllje e dytë. Ne besojmë që nuk do të ndodhe ky skenar pasi do të ishte katastrofike për bizneset në qytetit të Vlorës. Po erdhën turistë të huaj do të rrisin nivelin e biznesit në qytetin e Vlorës, por nuk duket shumë pozitive”, tha Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 17/06/2020 19:16

    Te shpenzojne se ndihmojne.fillo ti i pari te shpenzosh leket e vjedhura se do te zere Covidi e sdo i gezosh.

    Përgjigju
    • Po ky: 17/06/2020 20:06

      Hahahahahaha po ky jep mendje, po nuk pati lek kush do shpenzoj, pirdh se lirohesh BRESHANI, hidh ti lekët që ke vjedhur këto 25 vjet në tenderà dhe atëherë do themi bravo.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?