Burg

Mbyllen burgjet në Tropojë e Sarandë, të burgosurit transferohen në Reç të Shkodrës dhe në Vlorë

14 Gusht 2022, 11:26| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 11:28

  • Share

Reforma në burgje ka nisur të zbatohet me mbylljen e dy burgjeve të parë në vend. Siç raportoi pak ditë më parë Report Tv mbyllja ka nisur me burgun e Tropojës ku 13 të dënuarit që ndodheshin atje janë transferuar në Reç të Shkodrës.

Ndërsa burgu i dytë që është mbyllur është ai i Sarandës ku 15 të burgosurit që ndodheshin në Sarandë janë transferuar në Vlorë.

Transferimi i të burgosurve është bërë nga policia e burgjeve dhe ajo e rendit dhe ka përfunduar pa asnjë incident ndërsa në fillim javë do të transferohen edhe të paraburgosurit ku të Tropojës kalojnë në Kukës dhe të Sarandës në Bënçë të Tepelenës.

Dy burgjet e tjera që do të mbyllen përfundimisht janë i Vaqarrit dhe burgu i Zaharisë në Krujë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?