Mbyllen votimet dyditore në Itali/ Exit Poll: 64% pro shkurtimit të numrit të parlamentarëve

21 Shtator 2020, 15:25| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 18:28

  • Share

Në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid-19, ka përfunduar procesi i votimeve në Itali.

Votimet të cilat u zhvilluan prej dy ditësh kishin si subjekt kryesor zvogëlimin e numrit të përfaqësuesve parlamentarë.

Rreth 70% e miliona italianëve i thanë po reduktimit të numrit të parlamentarëve nga 945 në 600 dhe numrit të senatorëve nga 315 në 200, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim prej 100 milionë euro bruto në vit.

Në zgjedhjet për krerët rajonalë në Veneto Luca Zaia i Qëndrës së Djathtë është qartë në epërsi me 72-76%, në Liguria Giovanni Toti i Qëndrës së Djathtë tejkalon 50%, në Campania dhe Toscana janë favorit kandidat të qendrës së majtë, parti që është pjesë e qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte

Në Pulia ndodhet në avantazh kandidati i qendrës së majtë.

Në Marche Francesco Acquaroli i Qëndrës së Djathtë është përpara ndaj Maurizio Mangialardi

Ministri i Jashtëm Italian i Lëvizjes 5 Yjet, e cila e pati ‘kalë beteje’ referendumin, u shpreh se rezultati për reduktimin e numrit të parlamentarëve dhe senatorëve është historik dhe qytetarët i dhanë një sinjal të qartë politikës. “Pa Lëvizjen 5 yje e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë" – tha Di Maio.

I kënaqur me rezultatin, sekretari i Partisë demokratike e majtë Nicola Zingaretti u shpreh se partia që ai drejton është forca e ndryshimit dhe se tani është koha për reforma bashkë me aleatët

Sipas analistëve, me këto rezultate rikonfirmohet besimi i italianëve te qeveria Conte dhe koalicioni mes socialistëve dhe Lëvizjes 5 yjet


Lajmi kryesor:

Itali/ Zgjedhjet Administrative dhe Referendumi! Rezultatet paraprake: 70% pro shkurtimit të numrit të parlamentarëve! Konfirmohet besimi te e majta


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?