Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski: Zgjedhje të qeta nën masat anti-covid

15 Korrik 2020, 21:23| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 22:57

  • Share

Maqedonia e Veriut ka mbyllur votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbrëmjen e sotme nën masat e veçanta anti-covid. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka shpallur të mbyllura votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë zhvilluar nga ora 07.00 deri në orën 21.00.

Sipas KSHZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 20.30 është 50.86 për qind dhe  sipas kryetarit të këtij institucioni, Oliver Derkovski, do të jetë për një ose dy për qind më e lartë pas numërimit të daljes edhe për 30 minutat e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara, pjesëmarrja më e lartë në votime ka qenë në njësinë e katërt zgjedhore prej 59.79 % ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, kryesisht me votues shqiptar, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.23 për qind e votuesve.

"Mendoj se ne përgjithësi mund të jemi të kënaqur nga pasqyra që kemi për këtë proces zgjedhor”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zgjedhjet ishin të qeta.

“Pavarësisht se kush do të fitojë, pres që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor t'i urojnë njëri-tjetrit, siç i takon një vendi demokratik”, ka shkruar Pendarovski.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?