Kopshti numër 9 i qytetit të Vlorës është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës.
Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më Covid 19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit.
Stafi prej 28 personash i këtij kopshti do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndrojë i mbyllur sipas ISSH deri në datë 25 Nëntor.
Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët në kopsht.
Jashtë kamerave ekspertë të ISSH sqarojnë se mungon kujdesi brenda institucioneve dhe se stafet pedagogjike nuk respektojnë protokollet e distancimit social.