Politikë

Mbyllet numërimi për qarkun e Vlorës, kryebashkiaku Dredha për Report Tv: Presim dhe mandatin e 9-të nga votat e diasporës! Janë 14400 vota që do i numërojë KQZ (VIDEO)

13 Maj, 01:08| Përditesimi: 13 Maj, 01:22

  • Share

Ka përfunduar numërimi edhe në qytetin e Vlorës, ku PS ka fituar zgjedhjet në qark duke siguruar 8 mandate, por që synon edhe një të nëntë me votat e diasporës.

Pas fitores së Partisë Socialiste në Vlorë, foli kreu i bashkisë, Ermal Dredha, i cili pasi uroi socialistët dhe qytetarët për fitoren, u shpreh optimist për një rezultat 9 me 3 në këtë qark. 

Ai tha se nesër do të nisë edhe numërimi për kandidatët, teksa presin edhe procesin nga KQZ për votat e diasporës, që mund t’u japi edhe mandatin e nëntë.

“Pritshmëritë ishin të larta, e tha edhe kryeministri disa ditë para votimeve. Ishte parashikim në fakt, edhe i yni. Megjithëse ne shpresojmë edhe mandatin e nëntë dhe mendojmë të përkthehet në mandat të nëntë në Vlorë. Jemi të kënaqur që gjithçka ka shkuar qetë, numërimi për partitë mbaroi, nesër presim edhe për kandidatët të nisë numërimi. Shpresoj pse jo mandatin e nëntë. Presim që KQZ të numërojë edhe 14400 votat e diasporës. Shpresoj për rezultat pozitiv që të na japi mandatin e nëntë. Falenderioj votuesit dhe vëzhguesit. Vlora fiton gjithmonë. Sepse fiton vizioni dhe politikat e qeverisë shqiptare, për ta çuar Vlorën dhe të gjithë përpara. Urime dhe atyre që kanë marrë pjesë në këtë garë”, tha kryebashkiaku për Report Tv.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: