Në Shkodër është rikthyer sërish vëmendja e virusit COVID-19, pasi sipas burimeve në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja.
Pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja.
Ndërkohë pas dy rasteve me Covid-19 në Poliklinikën e Shkodrës ky institucion shëndetësor ka marrë masa, duke futur pacientët një e nga një. Kjo ka sjellë kaos tek qytetarët, të cilët presin për të marrë shërbimin shëndetësor.
Drejtori Egir Lezha në një prononcim për mediat u shpreh se pas rasteve pozitive në këtë poliklinike, janë marrë masat e duhura dhe mbrojtëse, ku personeli mjekësor është i pajisur me maska dhe doreza. Ndërsa, po behet e mundur të mbahet distancimi social për personat qe duan te vizitohen në këtë institucion.
"Kemi marrë masa paraprake që ti paraprrijmë përhapjes së koronavirusit. Poliklinika dezinfektohet cdo ditë. Personi mjekësor është i pajisur me maska. I masim temperaturën dhe sa të jetë e mundur të ruajmë distancimin social", tha Lezha.
Lajmi kryesor:
17 raste të reja me COVID, 3 janë personel mjekësor! Rritet numri i pacientëve të shtruar tek infektivi (VIDEO)
//ReportTv.al