Politikë

Mbyllet rinumërimi për Fierin, anëtari i KAS, Ledio Braho: Do i përcjell Prokurorisë tabelat ku lëvizin rezultatet, pati manipulime!

2 Korrik, 16:06| Përditesimi: 2 Korrik, 16:49

  • Share

 

Pak pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar për parregullsitë e gjetura në numrin e madh të votave, kryesisht tek kandidatët e partive.

Ka qenë anëtari i KAS-it i PD-së, Ledio Braho, ai që deklaroi se materialet me tabelat ku lëvizin rezultatet do i kalojnë për referim Prokurorisë së Fierit, pasi ka pasur manipulim. Ai foli edhe për një proces që ia vlejti përsa i përket tra nsparencës.

“Në qarkun e Fierit rezultoi të kishte lëvizje masive votash mes kandidatëve dhe jo subjekteve zgjedhore dhe mendoj se kjo i shërben transparencës, i shërben edhe drejtësisë sepse besoj se do të merren masat e duhura që tjetërsim të tilla të qindra votave të mos ndodhin më në zgjedhje të tjera. Si rokada që ndodhi brenda PS po ashtu edhe shifrat që u prodhuan edhe aty ku nuk pati rokadë i shërben transparencës, demokracisë dhe pasqyrimit të vullnetit të qartë të zgjedhësve. Kështu që për kaq kohë sa arritëm të bënim transaprencë unë besoj që ky proces ja vlejti”, tha Braho mes të tjerash.

Anëtari i KAS u pyet edhe për vijimin procedurial të rastit dhe hapat që do ndiqeshin nga institucioni, duke vënë theksin se duhej hetuar pasi kishte lëvizje të dukshme dhe manipulime.

“Tani Prokuroria nuk besoj që nuk është në dijeni, se edhe ata ndjekin lajme siç ndjekin të gjithë shqiptarët, por unë e diskutova sot edhe me kolegët që ne kur të marrim vendimin do të mbajmë edhe një qëndrim lidhur me faktin se si do të procedojmë, por në çdo rast unë do ja çoj prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm në Fier vendimin me tabelën e ndryshuar, bashkë me procesverbalet ku pasqyrohen diferencat dhe besoj se kjo është indicie e mjaftueshme që Prokuroria e Fierit të nis hetimin për trafikimin e votave”, theksoi Braho.

Rinumërimi në qarkun e Fierit për 586 kuti u vendos me nismën e dy anëtarëve të PD-së në KAS. Duke llogaritur edhe votat e diasporës, nga procesi i rinumërimit, Zegjine Çaushi ndalet te 4626 vota, kurse Maldrita Bardho te 4636 vota, pra me diferencë 10 vota arrin t'ia marrë mandatin koleges brenda partisë.


Lajmi kryesor:

Mbyllet rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humbi për 10 vota, por do jetë në Kuvend! Bardho djeg mandatin


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?