Mbyllja e 'Tregut të Orizit' në Vlorë, tregtarët sërish protestë te bashkia: Jemi në rrugë, duam zgjidhje (VIDEO)

24 Prill 2020, 11:32| Përditesimi: 24 Prill 2020, 12:23

  • Share

VLORE-Tregtarët e "Tregut të Orizit" i janë drejtuar sot sërish bashkisë për të rikërkuar hapjen  e tregut, që u mbyll disa ditë më parë me argumentin se nuk plotëson kushtet higjieno sanitare duke i nxjerrë në rrugë.

Tregtarët kërkojnë gjetjen e një mundësie nga bashkia e qytetit për lejimin e fillimit të aktivitetit të ndërprerë si pasojë e mosrespektimit të masave parandaluese ndaj Covid-19 dhe kushteve të higjenës.

Pak ditë më parë, në 21 prill pas takimit me kryebashkiakun, një përfaqësues i tregtarëve tha se tregu nuk hapet më. Tregu u mbyll pak ditë më parë nga AKU me argumentin se nuk plotësonte kushtet higjieno sanitare, ndërsa 70 tregtarët që punonin aty kanë dalë në rrugë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenice: 25/04/2020 08:48

    Minje si kinezete

    Përgjigju
  • Orikumi: 24/04/2020 13:37

    Sa te keni Lelen kryetar gjithë populli vlonjate do vuaj, ata që fitojnë janë vetëm grupet gangsterë të tije... Fatkeqësi për vloren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?