Mbyllja e 'Tregut të Orizit'! Tregtarët protestë para bashkisë Vlorë: S'do ta hapin më, po vdesim për bukë, s'jemi serbë (VIDEO)

21 Prill 2020, 11:04| Përditesimi: 21 Prill 2020, 11:42

  • Share

VLORË-Sërish tregtarët e 'Tregut të Orizit' protestuan sot në hyrje të bashkisë së Vlorës duke kërkuar takim me kryebashkiakun Leli dhe zgjidhje për problemin. "Kemi fëmijët pa bukë, nuk ikim do të rrimë këtu, mbeturina jemi ne?! Nuk jemi serbë?" u shprehën ata të revoltuar para bashkisë.

"Prefekti dhe bashkia po hedhin topin ia njeri tjetrit. Nuk kemi bërë kërkesë me shkrim me të gjitha firmat, ato janë formalitete, duam takim me kryetarin e bashkisë, prefekti i tha të firmosni kërkesën. Çfarë koronavirusi ore, ne vdiqëm për bukë për fëmijët, këta punojnë këtu ne nuk punojmë. Kemi fëmijët pa bukë".

 "Zgjidhje nuk ka. Na thanë që ai treg nuk hapet, jo se është 100%, por mesa kuptova unë nuk hapet. Tha pika e fundit merr parasysh që nuk hapet. Më vonë tha mund të shikojmë se cfarë mund të rindërtojmë, si mund ta distancojmë. Ne do të presim derisa të shikojmë një treg tjetër. Jemi në punim e sipër më thanë, nuk e kemi vendosur se ku do të jetë.

Janë ankesa të qytetarëve tha - dhe tha se ka vite që është parë ky treg për t'u hequr, nuk është se është lufta, ky ishte rasti.  Gjeni një vend ku mund të vendoseni tha,  tek 'Kapelja'. Por aty është e pamundur, dhe i bie të jemi të papunë. Ai treg nuk hapet me pak fjalë' tha një përfaqësues i tregtarëve pas takimit me përfaqësuesit e bashkisë së Vlorës. Tregu u mbyll pak ditë më parë nga AKU me argumentin se nuk plotësonte kushtet higjieno sanitare, ndërsa 70 tregtarët që punonin aty kanë dalë në rrugë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Renato Bega: 21/04/2020 19:13

    Ai treg duhej te ishte mbyllur me kohe eshte burim infeksioni dhe pislleku pervec qw bllokon dhe rrugen per qytetaret

    Përgjigju
  • Miri: 21/04/2020 13:20

    Yyyyyyt qelbesira fshatarë vlonjate barinje, mbetët të buka... buke dhe vetem bukë u eshte bere mendja yyyyyyt legene

    Përgjigju
  • Myrto: 21/04/2020 12:12

    Jo vetem tregu i Orizit po dhe tregu te Kapelja nuk i ploteson kushtet me minimale te higjenes. Si kur te ishe ne Bangladesh. Kopesata, llamarina mbi koke.

    Përgjigju
  • Zani: 21/04/2020 11:16

    Kerkojini bashkise tju hapi nje treg te ri,,aty ku ishit ishit skandal....

    Përgjigju
  • Vlonjat: 21/04/2020 11:14

    Nje treg i qelbur qe ka zene trotuaret,70 do merziten,7000 te tjere qe jetojne aty do gezohen. Serbet thote qeni,filluan viktimizimet,ikni se na shpifet lagjen plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?