VLORË – Moti me diell ka bërë që peshkatarët të marrin varkat dhe të dalin për të peshkuar, por njëra prej tyre ka pësuar çarje dhe është përmbytur pranë ishullit të Sazanit. Kjo ka rrezikuar jetën e 2 marinarëve, të cilëve iu përmbyt varka për 10 minuta ndërsa ata qëndruan në ujë për 20-30 minuta.
Fati i tyre ishte që kishin pranë kolegët të cilët njoftuan menjëherë rojën bregdetare, e cila mbërriti menjëherë dhe iu vu në ndihmë. Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Armand Xhelili përmes peshkatarëve të tjerë, duket se peshkarexha është zhytur në ujë.
Ndërkohë dihet që peshkarexhat, sa herë që dalin për të peshkuar lajmërojnë në Triport dhe rojën bregdetare.
mos e ndotni bregun e bukur te shqiperise,,mor pisa...dilni me anije te reja...
Përgjigju