Kronikë

Mbytet peshkarexha “Sirena Blu” në Gjirin e Gramës, shpëtojnë në kohë 3 personat në bord

29 Shtator 2021, 10:18| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 14:31

  • Share

VLORË- Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

Peshkarexha “Sirena Blu” e Himarës e cila kishte në bordin e saj 3 persona, lëshoi sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërsa anija është mbytur në afërsi të gjirit te Gramës.

J.GJ./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?