Dardan Delia dhe Armando Hallvaxhiu

Kronikë
Top 24

Mbytet zhytësi 34-vjeçar në Vlorë, trupin e nxori shoku nga deti/ Emri

22 Prill 2018, 19:29| Përditesimi: 23 Prill 2018, 09:02

  • Share

VLORË- Mesditën e sotme është mbytur në det zhytësi Armando Hallvaxhiu 34 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hallvaxhiu dhe shokët e tij kishin marrë një varkë dhe kishin shkuar për të gjuajtur peshk, sport të cilin 34-vjeçari e praktikonte prej shume vitesh. 

Nga informacioni paraprak thuhet se 34-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, ku ishte duke kryer zhytje bashkë me disa shokë të tjerë.

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është nxjerrë nga Policia Kufitare dhe është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës. 

Një ndër personat që ndodhej me Armando Hallvaxhiun në momentin që po zhyteshin në Karaburun ishte shoku u tij Dardan Delija, i cili nxori edhe trupin nga uji.

34-vjeçari Armando Hallvaxhiu ka punuar si operator në disa media qëndrore e lokale dhe kishte si pasion zhytjen dhe peshkimin.


Dardan Delia dhe Armando Hallvaxhiu 

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ''Haxhi Ali-ut'', është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledjo: 23/04/2018 17:07

    U prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?