Tragjedia në Vilë-Bashtovë, arrestohet administratorit i plazhit ku u mbytën babai me dy djemtë! Mungonte roja bregdetare

10 Korrik 2023, 10:07| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 13:12

  • Share

KAVAJË- Pas tragjedisë që ndodhi mesditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës ku u mbytën babai Elvis Halilaj, bashkë me 2 djemtë e tij të mitur, 13 dhe 17 vjeç, policia ka arrestuar sot Pëllumb Nikën, administrator në pjesën e plazhit ku u mbytën 3 familjarët.

34-vjeçari, i cili kishte marrë me qira në bashkinë e Rrogozhinës, administrimin e parcelës së plazhit, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur me mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Nga një vëzhgim që kreu Report Tv pak pas tragjedisë me 3 të mbytur, shihej se kulla e vrojtimit ngjante me një skelet hekuri të braktisur dhe pa asnjë funksion, ndërsa mungonin të gjitha pajisjet për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në rast rreziku për tu mbytur. Po ashtu mungonte edhe roja bregdetare.

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?
Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare. Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh. Burime për Report TV thanë se të tre viktimat kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar, por në zonë nuk kishte as vrojtues plazhi. Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.

Plazhi Vilë-Bashtovë ndodhet (44.5 km) larg qytetit të Durrësit, përkatësisht 38 minuta me automjet, në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • 7890: 10/07/2023 13:20

    Ke shum prind qe nuk e meritojn me ken prind,ne rralle te pare njeri duhet me rujt vedin.Un nuk e la vedin ne shprese te rojes e shtetit,prep kan me nodh ikyt vere deti e ka gojen e madhe.Prindi ka ken pshmb rrumpall per vedi tan jeten e ca din me msu ai thmine!!!!

    Përgjigju
    • Jeta: 12/07/2023 17:19

      I lutem publikut që të mos bëjë komente të panevojshme, nëse e meriton të jetë prind apo jo. Elvisi i ndjerë, Zoti e mëshiroftë, la qenë një prind model. Dhe nuk ka nevojë që ne të bëjmë analizën e cilësisë së prindërimit këtu. A keni të thoni një fjalë të mirë, një ngushëllim apo të ndihmoni bashkëshorten për të larë borxhin e madh që ka lënë pas? Nëse jo mos u merrni të kritikoni të vdekurin pse bëri sakrificën sublime, fali jetën, të shpëtojë të birin. Kaderit të Zotit nuk i ikën kush. Ju falëminderit për mirëkuptimin.

  • Alb: 10/07/2023 10:54

    Tu e dite se ske roje edhe shtet,ti si prine hapi syte per femite. Budallaje

    Përgjigju
  • Lezha: 10/07/2023 10:44

    Administratori din me I marr e mledh lekt e shezloneve , por kur shef ujin e trazum perton me I fry bilbilit dhe me vendos flamirin e kuq , normal arrestohet

    Përgjigju
  • Kosovari: 10/07/2023 10:13

    Flamuri i kuq aty 2 metra qe do te thote nuk lejohet te futesh ne det. Cfare duhet te bej roja e plazhit te rrihet me njerezit qe duan te futen? Njerezit duhen te marrin disa pergjegjsi vet qe te shmangen keto tragjedi. Edhe sikur 100 roje plazhi te jene aty nuk bejne dot asgje kur deti ka dallge.

    Përgjigju
    • Allai billai: 10/07/2023 11:24

      Vendosni ata deputetët që i bien bilbilit në parlament aty tek plazhi.

    • Luani: 10/07/2023 10:50

      Ku e di ti kosovar se kur eshte vend flamuri i kuq aty? Po sikur te jete vene pas pilafit? Neper plazhe ka edhe femije qe nuk dine cfare bejne. Prandaj duhen rojet me bilbil.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?