Sarandë/ Mbytja e turistes, arrestohet 45-vjeçari! Policia: Punësoi instruktoren në mënyrë të paligjshme, s'i siguroi mjete për zhytje

20 Shtator 2022, 09:06| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 10:59

  • Share

SARANDË- Një ditë pas mbytjes së turistes angleze në Sarandë, policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekspeditës së zhytjes. Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari Saimir Kushova.

Policia thotë se Kushova kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes Greta Brozi në grupin e tij të punës. Ndërkohë, Kushova nuk i kishte siguruar 29-vjeçares mjetet e nevojshme për zhytje.Për këto dy arsye ai ka rënë në pranga, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në vendin e quajtur "Vapori i mbytur" në Sarandë. Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center" tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Spiranca Diving Center organizonte zhytje nënujorë në bregdet dhe pika të tjera turistike si Syri i Kaltër, Viroi në Gjirokastër etj. Vitet e fundit ishin bashkuar nismës së pastrimit të bregdetit nga gomat dhe mbetje të tjera ku gjatë 2 viteve u nxorrën rreth 2000 goma.

Si ndodhi ngjarja

Report Tv mësoi se kanë qenë 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shtetas shqiptar, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes. Shtetasit e huaj kanë kryer edhe më parë zhytje, ndërsa 29-vjeçarja, herën e fundit që kishte kryer zhytje e kishte më janar të këtij viti. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë! Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. 

Madje dhe i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje. 8 shtetasit e huaj janë lënë të lirë, ndërsa 3 shqiptarët janë ende në komisariat.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 20/09/2022 11:42

    Po ky i fejuati mu ishte apo me dele nen une? Ata shperndahen dhe anija nuk mund te jete aty ku secili me don te dale mbi uje. Prandaj qenka butoni dhe jeleku.

    Përgjigju
  • Alb: 20/09/2022 10:46

    Si ne dete si ne toke sigurija ashte zero ne shqipnin.

    Përgjigju
    • Heu bre: 20/09/2022 14:22

      Ashtu thu ti loku? Shko futi i tas paçe te ngrohesh by….

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?