Kreu i PL-së Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp ata që kujtojnë sipas tij që jemi popull pulash.
Solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian Alberto Cutlio-n. Ish- ambasadori italian komentoi dekretin e Metës, asokohe president për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Meta tha se ambasadorin italian, do të kishte shpallur 'non grata', pasi sipas tij nuk diskutohet dekreti i presidentit por vetëm prej marrrëdhënieve të mira me Italinë, nuk e ndërmori një hap të tillë.
'McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte.
Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti tarrallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK', tha Meta ndër të tjera.
"Të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “'arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t;i bëj", deklaroi Cutillo më 8 qershor 2019.
Lajmi kryesor:
Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit
G.K//ReportTv.al