Më 14 korrik nis festivali i 'Porto Palermos', 5 fundjava magjike në kalanë e Ali Pashës me Olen Cesarin e artistë të jashtëzakonshëm

5 Korrik 2023, 14:10| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 14:38

  • Share

Kultura, muzika, historia, e reja dhe tradicionalja. Për 5 fundjava rresht, nga 14 korriku në 12 gusht, në kalanë e Porto Palermos do të keni mundësinë të shijoni të bukurën dhe të kaloni orë të paharrueshme.

Festivali i "Porto Palermos" që nis më 14 korrik do të ngjisë në skenën e vet origjinale në kalanë historike të Ali Pashës artistët më të mirë.

Një grup prej 36 artistësh të njohur të kulturës shqiptare së bashku me Olen Cesarin do të performojnë në skenën magjike ku ata do të jenë në mes të publikut i cili mund ti shikojë në 360 gradë.

Festivali do të hapet me një koncert të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa dhe kitaristit dhe kompozitorit nga Kosova Agron Peni. Të ftuar janë dhe artistë të njohur të huaj e bashkëpunëtorë të violinistit shqiptar me famë botërore Olen Cesari.

Axhenda e Festivalit

14 korrik 2023 Gëzim Myshketa dhe Agron Peni
15 korrik 2023 Kastriot Tusha, Josif Gjipali , Ardita Meni
21 korrik 2023 Eda Zari dhe AJS Quartet
22 Korrik 2023 Elina Duni
28 Korrik 2023 Sin Fronteras
29 Korrik 2023 Marsela Çibukaj e Vitmar Basha
4 gusht 2023 Roberto Ciufoti dhe Jane Landucci, e Tess Alice Iaconni
5 Gusht 2023 Cuban Night me Ivan Antonio El Sonero
11 Gusht 2023 Dren Abazi
12 Gusht 2023 Olen Cesari

  Festivali është një ftesë për të gjithë turistët e huaj dhe pushuesit vendas për të vizituar nëj destinacion ku do të takohet bashkë historia, kultura dhe madhështia e detit.

Ky vit është edicioni i tretë i Festivalit në rrugëtimin për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e ekosistemit dhe të frymëzimit të të rinjve.Ndërkohë më 8 korrik do të mbahet një aktivitet për pastrimin e detit, promovimin e turizmit, si dhe protagonistët e festivalit pritet të mbajnë një konferencë për median. 

Kalaja është e ndërtuar në ishullin e vogël në Gjirin e Palermos, 30 km larg brigjeve të detit Jon. Historia tregon se u ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës.  Kalaja mendohet të jetë ndërtuar në vitin 18004 dhe të ketë mbaruar pas 8 vitesh. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në regjimin komunist kalaja është përdorur  si burg dhe si depo ushtarake.  Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1949-50 ishte kamp internimi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?