Më 15 tetor, Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë. Në një reagim të saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se ky është një sukses i merituar i Shqipërisë.
“Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së.
Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.”
Lajmi kryesor:
Nga gjyqësori, drejtësia, prokurimi publik te reforma e administratës! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë
SI.E./ReportTv.al