Flamujt Shqipëri-BE

Nga gjyqësori, drejtësia, prokurimi publik te reforma e administratës! Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë

11 Tetor, 19:04| Përditesimi: 11 Tetor, 22:26

  • Share

TIRANË- 15 tetori do të shënjojë një hap të rëndësishëm për vendin tonë sa i takon rrugëtimit europian. Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror  në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Grup kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose 'themeloret', përfshin kapitujt si më poshtë:

Grup kapitulli i parë
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Ora 22:21
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

1727770907_elisaspiropali.jpg

Më 15 tetor, Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë. Në një reagim të saj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se ky është një sukses i merituar i Shqipërisë. 

“Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së.

Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.”

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Be-e: 12/10/2024 00:51

    Po kemi penges veton e greqis apo ndoshta e keni harruar se greqia na kercenoj me veto per Belerin

    Përgjigju
    • Eri: 12/10/2024 09:35

      Me duket se do na bllokoje edhe Rumania te gjyqesori !

  • Ops: 11/10/2024 19:56

    Pse si kemi hap ne ???? Ka bere Ramazoni 5 here festa dhe akoma Sqenkan hap ??? Europe e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?