Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i bëri thirrje sot qytetarëve që në zgjedhjet e 25 prillit, t’i vendosin kryqin fletës së votimit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni nuk i kurseu akuzat për partitë politike e kandidatët për deputetë, për të cilët u shpreh se qëllim të vetëm kanë “mbushjen e xhepave të tyre”.
“Qytetarë duhet ta dini se e vërteta është krejt ndryshe, misioni i tyre i përbashkët është t’ju bëjnë juve kurban për xhepat e tyre. Ndaj në 25 prill kryq fletës së votimit, kryq kësaj klase politike të paaftë e diletante”, tha ai mes të tjerash.
Por thirrja e tij për t’i vënë kryqin fletës së votimit nuk kaloi pa vëmendjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i cili zuri ngushtë deputetin, ku i tha se ai nuk e ka emrin në listë dhe nëse i vendoset kryqi të gjithëve, “kush do qeverisë pastaj?
“Përshëndes që ke reflektuar nga seanca e parë që sot fole konform rregullores e përmbajtjes së ligjit. Por është hera e dytë që e përsërit këtë kryq të gjithëve, po ja futi kryq të gjithëve elektorati ti s’e ke emrin gjëkundi që të lërë ty, se kush do qeverisë këtu pastaj?”, tha Ruçi.
Lajmi kryesor:
Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kalon me 95 vota pro akti normativ për marrjen e vaksinave
//ReportTv.al