Drejt selisë rozë me një bllok shënimesh në dorë, në hyrje iu rezervua një surprizë për 61-vjetorin e lindjes….
Brenda, e priste një takim, i dyti brenda 24 orëve, me deputetët e qarkut të Tiranës, kandidatët dhe përfaqësues të bashkisë. Shumica e deputetëve aktualë të enjten ishin në seancën e fundit plenare dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Detyrat ua ndau qartë të gjithëve: Të skanojnë në një kohë të shkurtër të gjitha problematikat e qytetarëve të bashkisë së Tiranës. Deputetë, të rinj e të vjetër, kandidatë, ministra, e drejtorë të bashkisë, duhet të dalin në terren në kontakte të drejtpërdrejta me njerëz, në çdo bllok të Tiranës. Me laps e letër të rikthehen në një tjetër takim pas 2 javësh për t’i shfaqur shqetësimet e hasura, e për të propozuar zgjidhjet në institucionet përkatëse.
Sytë u kërkoi t’i hedhin vecanëisht ndaj problemeve që mund të lidhen me hapësirat publike, parkingjet, trafikun rrugor, shërbimet ndaj qytetarëve, dhe mbetjet urbane.
Angazhimi në çështjet e kryeqytetit, nën shqetësimin e rritur të qytetarëve, kryeministri Edi Rama, ua bëri edhe një herë të qartë, se është përtej faktit nëse do të ketë zgjedhje apo jo në bashki, në kushtet kur kryetari i saj Erion Veliaj prej 5 muajsh vijon të jetë në paraburgim. “Nuk ka rëndësi për ne se çfarë ndodh me zgjedhjet”, mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë.
Grupet e punës në terren, deputetë, kandidatë, drejtorë bashkie, e ministra të sektorëve, do t’i ndajnë drejtuesja politike e Tiranës Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani
Komente

Shpresojme te gjendet zgjidhje dhe per depozitat e ujit neper tarracat e pallateve. Eshte problem i madh per banoret e kateve te fundit pervec se jane te pakontrolluara dhe burim semundjesh. Ne mungese te ujit 24 ore te hiqen e te vihet e perbashket poshte pallateve.
Përgjigju