Për herë të parë, kryesocialisti Edi Rama komenton problemet me shpërndarjen e zarfeve me fletat e votimit për emigrantët shqiptarë në Greqi. Nga Gjirokastra ku zhvilloi takimin përmbyllës për këtë qark, Rama tha se në Greqi u bë një mishmash me ndarjen e zarfeve, por emigrantëve u bëri thirrje që të votojnë për të marrë në duar pasaoprtën europiane.
“Këtu përfitoj nga rasti, duke shpresuar dhe besuar që na shohin nga Greqia. Ju them, ju që jeni regjistruar për të votuar. U bë një mishmash, jo DHL, jo ku e di unë se ca. Por, tanimë mundësia është. Do ju lutesha atyre që janë regjistruar, të marrin zarfin, të marrin votën, të vendosin edhe ata për ta çuar në vend këtë amanet shekullor, për t’iu dhënë fëmijëve në Greqi dhe vetes tyre, këtë pasaportë europiane. Shqiptarët e Greqisë e janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë. Kjo pasaportë nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin ashtu si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë”, tha Rama.
Ndërsa na ndajnë edhe 8 ditë nga zgjedhjet, Rama u kërkoi të gjithë atyre emigrantëve në Greqi që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, që të shkojnë vetë në pikat postare që të marrin me çdo kusht zarfin dhe të votojnë. Vota e tyre, tha Rama, nuk mund të mbetet rrugëve si një copë letre pa vlerë.
“Ata që kanë kaluar malet, që janë rropatur dhe presin me ankth a do ju njihet pensioni, nuk mund ta lënë zarfin rrugëve, nuk mund ta lënë votën për të cilën janë regjistruar të mbetet si një copë letre pa vlerë. Duhet të shkojnë e ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë. ka edhe disa ditë kohë, është e mundur, u bëj thirrje ta dërgojnë në Tiranë”, tha Rama.
Ftesën për emigrantët, nuk e kishte vetëm për votë, por u kërkoi të rikthehen në vendin e tyre.
"Industria e turizmit është e gatshme të paguajë më mirë se sa në Greqi. E di që po na ndjekin edhe nga Greqia shumë bashkëqytetarë. Nuk duhet të dëgjoni zhurmën e kua-kuave të kënetës, Nuk duhet të pini ujin e kënetës as në mëngjes e sidomos në darkë, ku përhapen në ato berberhanet e natës ata që mbajnë titullin analist, por nuk janë asgjë tjetër veçse njerëz që jetojnë në një realitet të krijuar prej tyre me gjysmë të vërteta dhe që s’kanë asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar prej nesh së bashku", tha Rama.
Rama shigjetoi edhe ata që mund të konsiderohen si opozita e re.
"Nuk duhet lënë ajo farë e keqe të mbijë, ndryshe nga këneta ka vetëm një gjë, këneta ka buf, ata kanë ca djem të rinj, në moshë, se në tru janë ca bufa të vegjë;", tha Rama.
Rama u prit me këngë në sheshin ‘Çerçiz’, për të cilin tha se kur mori qeverisjen ishte një parkim për autobusë, por sot është transformuar. Rama tha se Gjirokastra priste 6 mijë turistë në vit, ndërsa vjet u vizitua nga 600 mijë turistë.
“Më vjen mirë që na jepet mundësia që këtë rrugëtim drejt 11 majit, nga pikëpamja e takimit përmbyllës, sepse rrugëtimi vazhdon deri më derë deri më 11 maj. Ta bëjmë këtu në këtë shesh të transformuar tërësisht. Kur në morëm detyrën ky shesh ishte një parkim për autobusë e makina me një asfalt të rrjepur ku s’kishte vend për të imagjinuar një Gjirokastër turistike. Në atë kohë, dyert ku mund të trokisje për të qëndruar një natë në Gjirokastër dhe numri i turistëve në vit ishte 6 mijë, vjet Gjirokastra e mbylli vitin me 600 mijë turistë.
Kur shqiptarët na besuan mandatin e parë kanë ndërhyrë në momentin më kritik kur Shqipëria rrezikonte të binte sërish në humnerë, të ngjashme me atë të piramidave, jo për shkak të një Sudeje e Vehbiu, por për shkak të vetë qeverisë që ush nga i njëjti njeri që bekoi Suden dhe Vehbiun. Shqiptarët ndërhynë dhe e penguan rrënimin e Shqipërisë. Ne nisëm një punë që sot shihet në fytyrën e rilindur, ku është kthyer buzëqeshja e Gjirokastrës”, tha Rama.
Gjirokastritëve u premtoi se në 2030-ën do të kenë gati aeroportin sezonal, projekti për të cilin tha se është gati.
Nga Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi votën edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët po përballen edhe me vështirësi për marrjen e votës. Rama veçse u bëri thirrje që të shkojnë vetë në postë të marrin zarfin me fletën e votimit, u kërkoi që të votojnë për pasaportën europiane. Me integrimin në BE, Rama tha se njohja e pensioneve me Greqinë bëhet në mënyrë automatike.
"Shqiptarët e Greqisë që janë ata që mund ta kuptojnë më mirë se gjithë shqiptarët, se ca do të thotë kjo pasaportë. Kjo nuk është një dokument tjetër udhëtimi, kjo nuk është thjesht që ne kur shkojmë në aeroporte të mos na nxjerrin askush si të huaj, si qytetarë të dorës së dytë, për të filluar të na kontrollojnë. Kjo është shumë më tepër se kaq. U them atyre që janë në Greqi, shumica e të cilëve, gjenerata që u nis pa rroba në trup, që sot jeton me ankthin e njohjes së pensionit, a do ti njihet sak e tmerrshme e gjithë atyre viteve. A do marrë pension se kanë punuar dhe kanë mbajtur në këmbë ekonominë e Greqisë. Pa shqiptarët punëtorë, që nuk linin orë dhe mbi të cilët mund të ushtrohej më shumë presion, nuk do ndodhte kurrë as suksesi i Lojërave Olimpike. Gjithë këto lot, djersë, gjak, kjo ndarje e tmerrshme me vendin amë dhe shtëpinë ku ke lindur, a do kthehet në një pension të njohur, Njohja e pensioneve me një vend të huaj siç jemi ne dhe një vend të BE siç janë ata, bëhen me negociata. Kjo me Greqinë është më e vështira, i kemi nisur negociatat, kemi marrëdhënie pozitive me qeverinë greke, nuk e dimë sa kohë mund të marrë. Mund të marrë vite e vite të tëra. Nëse mbyllim negociatat me BE dhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE brenda kësaj dekade, Shqipëria dhe shqiptarët kudo që janë nëse marrin këtë pasaportë, kjo pasaporte në Greqi bën njohjen automatike të pensioneve. S’ka më nevojë për marrëveshje me shtetin. Me këtë pssaportë në Greqi ty të njihet çdo ditë pune që ke bërë atje", tha Rama.
Kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër. Rama u shpreh se deri më tani është bërë shumë, por megjithatë ka ende shumë projekte për të realizuar dhe se për këtë arsye duhet edhe mandati i katërt.
“Fituesi i 11 majit është PS dhe ata nuk e kujtojnë dot përsenë, sepse kanë kori i bretkosave që u thonë shqiptarëve që këtu ka vetëm krim, varfëri. Sot jemi jemi në përmbyllje të programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë manipulim të opinionit. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve për të parë se sa ishin kur ne morëm detyrën dhe sa janë sot të regjistruar. Do të shohësh se janë mbi 300 mijë të punësuar. Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, sot është pjesë e ofertës turistike të qarkut Gjirokastër. 434 dyer, oferta nga Gjirokastra… Këto janë punë, prodhim vendor, ekonomi vendore. Ndaj unë besoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme kur ia kemi bërë zero taksa atyre me biznes të vogël. Ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të bëjmë më shumë”, tha ai.
Më tej Rama nënvizoi se 11 maji është përtej zgjedhjeve.
“Është diçka shumë më e madhe. Një gjë që me dorën tonë duhet ta bëjmë për të gjithë…rruga drejt Bashkimit Europian. Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Rilindasit tanë që dhanë jetën për të mbrojtur gërmat e gjuhës shqipe, u bënë bashkë për të na dhënë një alfabet. Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Por sërish jemi ende të huaj sot në Europë…Shqiptarët u penguan, më shumë nga të mbrapshtit brenda vetes se sa nga armiqtë e tyre. Se çfarë i kanë bërë këtij populli nuk janë bënë dot as armiqtë më të egër…”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.
Komente
