Turist në Ksamil

'Më bukur s'ka në botë', turistët e huaj dhe vendas tregojnë përshtypjet nga Ksamili dhe Saranda: Çmimet janë të arsyeshme

18 Korrik, 08:30| Përditesimi: 18 Korrik, 09:00

  • Share

Kryeministri Rama përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale tregon eksperiencën e turistëve të shumtë në plazhet e Ksamilit dhe Sarandës këto ditë të nxehta.

Pushues të shumtë nga Europa veriore, Lindore por edhe nga Kosova shprehën përshtypjet e tyre për bregdetin shqiptar.

Shumë prej tyre vlerësojnë bukuritë natyrore, por edhe çmimet e ulëta dhe shërbimin cilësor.

Ja disa nga përshtypjet e tyre:

Vendi i bukur, i qetë dhe i paqtë.

Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur s'ka në botë.

Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm.

Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

Ksamili është tepër i bukur, një nga ishujt më të bukur që kam vizituar.

Ksamili është shumë i bukur, moti është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike.

Një vend vërtet i dashur, kudo ku kam shkuar jam ndier mirë dhe plazhet janë shumë të bukura.

Është një vend shumë i bukur dhe më e rëndësishmja që njerëzit janë shumë të sjellshëm. Uji është i mrekullueshëm dhe moti është fantastik.

Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është një vend i shtrenjtë dhe të qëndrosh këtu, është thuajse falas.

Çdo gjë është Ok në Ksamil. Më pëlqen uji, plazhi, çdo gjë këtu.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?