Është frymëzuar nga rrugët boshe nga koronavirus për të bërë këngën e tij më të re "Hear me out" dhe e ka realizuar për një javë nga ideja deri te videoklipi! Këngëtari Jon Tarifa shprehet në "Rreze Dielli" se kjo këngë u realizua me plot vështirësi, për shkak të masave që duhet të zbatonte nga koronavirus. Këngëtari thotë se është I frymëzuar, ndaj periudhën e karantinimit do ta shfrytëzojë edhe për të përfunduar një album.
“Teksti erdhi shumë kollaj, atë që kisha në mendje më duhet të shkoja në studio, gjithcka u bë me kujdes, ishte eksperincë unike.Vajta në studio me dorashka, xhirimi u bë duke mbajtur distancë me kameramanin. Gjithcka ndodhi shumë shpejt për një javë. Tani që jam i izoluar do të bëj një album, kam një frymëzim dhe dua ti shtrohem” shprehet këngëtari.
Lajmi kryesor:
Lufta ndaj koronavirusit bashkon artistët shqiptarë në të gjithë botën: S'ka asgjë më të rëndësishme se jeta! (VIDEO)
D.M./b.ha./ReportTv.al