Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

Me drogë në makinë dhe kundërshtuan fizikisht policinë, pranga tre të rinjve në Vlorë (EMRAT)

24 Shtator 2018, 09:30| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 09:35

  • Share

VLORË- Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, të cilët u kapën në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Osmen Abazi, 23 vjeç; Donaldo Shehu, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë dhe Pjerin Hyseni, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i Donaldo Shehut, i cili ishte pa leje drejtimi, u bë në Vlorë sepse kundërshtoi fizikisht punonjësit e policisë.

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit e mëposhtëm:

Osmen Abazi, 23 vjeç, banues në Sarandë
Donaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre u bë në Sarandë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë me një sasi të vogel lëndë narkotike duke qarkulluar me autormjetin e Donaldo Shehut, pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Pjerin Hyseni, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në Vlorë sepse ky shtetas ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, duke i penguar ata të ushtronin detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë pėr veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" neni 236/2 i Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?