Hansi Flick, trajneri i Barcelonës

Sport

'Më duhet ta pranoj, Interi më impresionoi', Hansi Flick: Yamal? Në ekip kemi një gjeni

1 Maj, 08:51| Përditesimi: 1 Maj, 08:52

  • Share

Barcelona dhe Interi barazuan 3-3 në aktin e parë gjysmëfinale të Champions League, duke lënë gjithçka të hapur për një biletë në finalen e 31 majit për sfidën e kthimit, që luhet të martën që vjen në Milano.

Pas ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Barçës, me Hansi Flick që pranon se Interi e befasoi. Sa i takon Yamal, gjermani ceku se në ekip kanë një gjeni.

"Nuk e nisëm mirë ndeshjen, pësuam dy gola dhe ia dolëm të riktheheshim. Kemi pasur ulje-ngritje në pjesën e dytë, ishte një ndeshje spektakolare për tifozët, tani duhet të fitojmë në Milano, është një finale para finales. 

Këtu ka ekipe të shkëlqyera, me përvojë, janë katër ekipet më të mira në Europë. Interi e dëshmoi këtë sot, kanë një avantazh në goditjen standarde dhe ne e dinim. Katër apo pesë lojtarë të tyre janë shumë të gjatë dhe e shfrytëzuan. Çdo ekip ka pikat e tij të forta dhe ishte e ditur për ne kjo pjesë, janë të gjatë, me përvojë dhe nëse kanë një shans, e shfrytëzojnë. Por më duhet ta pranoj, Interi më impresionoi.  

Yamal? Kishte një problem gjatë nxehjes, u frikësuam pak, por e pamë dhe i dhamë dritën jeshile. Është fantastik, të gjithë e dinë këtë. Në ndeshjet e mëdha, ju shihni cilësinë e këtij lojtari. Është i veçantë, një gjeni. Kur shikon detajet që bën, është e pabesueshme. Ai është aty në ndeshjet e mëdha dhe po e shijon këtë moment", tha trajneri i Barçës, Hansi Flick pas ndeshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?