'Me filxhan kafeje në dorë, më pas i shtrirë përtokë', momenti i ekzekutimit të Bujar Çelës (FOTO)

18 Shtator 2020, 12:58| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 15:56

  • Share

Report Tv siguron pamjet e momenteve të fundit pak para ekzekutimit të Bujar Çelës, vëllai i shumëkërkuarit Talo Çela. Në njërën foto, 62 vjecari duket i ulur në tavolinë duke pirë kafen i qetë bashkë me një shok. Ky person emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore, por që ishte njeriu i fundit që bisedoi me Bujar Çelën, i tha policisë që viktima po priste klient për taksi dhe se nuk i ishte i shqetësuar. Ai nuk i ka njohur autorët. Të paktën kështu dëshmoi para hetuesve.

Në foton e dytë, 60 sekonda pas të parës, shikohet trupi i shtrirë në tokë i viktimës. Në këtë hark kohor Çela ka tentuar tu ikë vrasësve. Ai u qellua fillimisht nga brenda një makine tip 'Renault', e më pas u ngrit me shpejtësi. Ky ishte momenti kur dy nga tre autorët iu afruan në lokal dhe e qëlluan për vdekje. Për ekspertët e kriminalistikës, ekzekutorët kanë qenë profesionist dhe të qartë për shënjestrën e tyre. Ata nuk bënë asnjë gabim. Dhe pse qëlluan kur Çela ishte i shoqëruar, personi tjetër në tavolinë nuk mori asnjë gërvishtje. Në lokal pati edhe klientë të tjerë, por asnjë nuk u dëmtua. Edhe në ikje ata vepruan të qetë. Pasi u siguruan për vdekjen e Bujar Çelës që për grupin hetimor besohet se ishte hakmarrje ndaj vëllait të tij, ata morën makinë e tyre dhe përshkuan rrugën Elbasan – Peqin për ta braktisur dhe djegur atë në hyrje të fshatit më pak shtëpi, Murras, pranë hekurudhës, 10 km larg nga vend i ngjarjes.

Për policinë krimi është kryer nga grupe rivale të Talo Çelës brenda qytetit të Elbasanit. Menjëherë aty shkuan  forca të shumta policie dhe forcave Renea me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Por Elbasani nuk ka qenë i vetmi qytet që ka marrë angazhimin e uniformave blu. Me urdhër të kryepolicit, Ardi Veliu nisur nga ngjarjet kriminale në vend janë ngritur 69 pika kontrolli në të gjithë qarqet e vendit. Po bëhen kontrolle dhe janë shoqëruar 40 persona me të kaluar kriminale, 14 u arrestuan mes tyre edhe të kërkuar. Ndërkohë forcat operacionale vazhdojnë operacionet në qytetet kryesore të vendit.

Bujar Cela me filxhan në dorë duke pirë kafe

Trupi i Bujar Çelës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ncmcmc: 18/09/2020 13:37

    Dicka shume etike dhe profesionale publikimi i keaaj videos.

    Përgjigju
  • Gjynah: 18/09/2020 13:22

    E kan vrare kot se koti . Talo cela gjeji e hiqi qafe keto qe ben ket vrasje te shemtuar . Gjynah nje njeri i pafajshem te vritet kot . Po ju a mbajti te gjenit talon

    Përgjigju
    • denisi: 18/09/2020 16:25

      Pse ke ka vrare talo, talo vetem ka vjedh

    • Tarzani: 18/09/2020 14:55

      Po ca thu e te q....derri roopt po ky Talo moter shkerdhymi sa njerez ka mar ne qaff kot,,, e mjaftt pisss mjafttt

    • Dinamiti: 18/09/2020 14:33

      Si do ta gjejne Talon kur Talua fshihet si mi i zhytur ne mut. Te ishte trim Talo sumcja rrinte neper qytet i lire. Gjithmone te pa fajshmit e hane. Ngushellime familjes.

    • Federico Landi: 18/09/2020 13:57

      po edhe talo njerez kot ka vra

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?